Horizonti.al

Numrat më domethënës të Numerologjisë Biblike: 40-a

Screen Shot 2016-07-07 at 16.37.03

Bibla përdor numrin 40 për të treguar përfundimin e përmbushjes. Ai është përdorur 146 herë në dyja Dhjatat. Dyzeta është numri tradicional hebraik për kohëzgjatjen e gjykimit të çdo lloji, kur kohët janë të vështira dhe testohet besimi i një personi. Kështu bijtë e Izraelit u skllavëruan nga faraonët egjiptianë për 400 vjet, 10 herë 40. Perëndia i detyroi ata të enden në shkretëtirën e Sinaitpër 40 vjet me rradhë si ndëshkim për mosbesimin e tyre.

Termi “mëkat” nuk dëshmon  mëkatshmërinë, por është fjala hebraike për Zotin sumer të Hënës, nga i cili rrjedh emri “Sinai”. Moisiu ishte 3 herë nga 40 vjeç, kur ai vdiq, në moshën 120-vjeçare. Ai kaloi 40 ditë në malin Sinai për të marrë Ligjin e Perëndisë, dhe një tjetër përiudhë 40 ditore në mal pas mëkatit të izraelitëve me adhurimin e viçit të artë.

Profesti Elia, rreth 300 vjet më vonë, kaloi 40 ditë në të njëjtin mal duke adhuruar Zotin.

Ka shumë referenca për “40 ditët dhe 40 netët” në të gjithë Biblën. Më të njohura janë 40 ditët dhe netët e reshjeve që shkaktuan përmbytjen e Noas. Gjatë kësaj kohe, e tërë bota u përmbyt në një thellësi prej rreth 5 metrash mbi malet më të larta. U deshën plot 375 ditë që uji të tërhiqej. Jezusi agjëroi për rreth 40 ditë në shkretëtirë para se të tundohej nga Satanai.

Ai mbeti në Tokë për 40 ditë pas Ringjalljes së tij, duke iu paraqitur Apostujve dhe i mësuar ata para se të ngjitej në qiell. Në kohën e Ngjitjes së tij, në Tokë ka pasur rreth 120 të krishterë, ose 40 herë 3. Pikërisht rreth 40 vjet nga Ngjitja së Jezusit në Qiell ndodhi shkatërrimi i Jeruzalemit në vitin 70 Pas Krishtit nga ana e romakëve. Në dorëshkrimin origjinal grek, sikurse është regjistruar në Kodikët e Sinait dhe Vatikanit, dorëshkrimet më të vjetra të plota të Dhjatës së re (vitet 200-250 Pas Krishtit), Jezusi përdor fjalën “përmbush” në një variant apo tjetër 40 herë në të gjithë Ungjillin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button