Ky numër dëshmon një farë totaliteti. Shembujt më të qartë janë 12 fiset e Izraelit, fakt i përmendur shumë herë në të gjithë Biblën. Zbulesa përfshin përdorime të shumta të këij numri. Pasi të fillojë Mundimi, të krishterët do të rrëmbehen në qiell për t’u kursyer nga tmerret që do të ndodhin në tokë. 144.000 persona, 12.000 nga çdo fis i Izraelit, do të konvertohen në të krishterë dhe vdesin si martirë nën mbretërimin e Antikrishtit.
Jeruzalemi i Ri, qytet i Qiellit, është përshkruar se ka mure të trasha 144 kubikë, simbolike prej 12 fiset dhe 12 Apostujt. Themelet e mureve janë bërë me 12 gurë të çmuar. Qyteti është në formë katrore, me mure 12.000 stadia të gjatë, të gjerë dhe të lartë (1 stadia 1.4 milje). Ka 3 porta në çdo anë, 12 gjithsej. Ato janë prodhuar prej perlave te vëçanta, duke na dhënë shprehjen “portat e perlave”.
Në brendësi, Pema e Jetës jep 12 lloje të ndryshme frutash. Profeti Daniel që ishte i shqetësuar me ditët e fundit të botës, ka 12 kapituj me profeci. Danieli 12:12 thotë:”I bekuar është ai që pret dhe arrin fundin e 1.335 ditëve”. 1+3+3+5 është e barabartë me 12. Kur Jezusi ushqeu 5 mijë njerëz, dishepujt e tij kishin me vete vetëm 12 shporta me ushqime. /bota.al