Numri i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara arriti në 2 milion të mërkurën, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.
Pandemia ka marrë jetën e më shumë se 112.900 njerëzve në Shtetet e Bashkuara. SH.B.A. vazhdon të regjistrojë çdo ditë rreth 20,000 raste të reja me Covid-19 dhe po përpiqet të zbresë nga ajo rrafshnaltë pasi niveli i infeksioneve po venitet në pjesë të ndryshme të vendit. Për shembull, në Teksas dhe Karolinën e Veriut, aktualisht ka më shumë pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, sesa kishte një muaj më parë.
Me gjysmë milioni teste të kryera çdo ditë, SHBA-ja është vendi me më shumë teste në botë për banorë. Sipas një mesatare prej 11 modelesh epidemiologjike të realizuar nga studiues në Universitetin e Masaçusets, numri i vdekjeve nga Covid-19 në SH.B.A. pritet të shkojë 130,000 deri në 4 korrik, Ditën e Pavarësisë. France 24 / bota.al