Kinema & TV

Obama do të jetë i ftuari i parë i programit të David Letterman në Netflix

Ish presidenti Barack Obama do të jetë i ftuari i parë i një programi të ri intervistash të David Letterman që do të nxjerrë platforma e digjitalizuar, Netflix. Kjo hapsirë do të titullohet My Next Guest Needs No Introduction (I ftuari im i ardhshëm nuk ka nevojë për prezantim) dhe do të nisë më 12 janar dhe do të shënojë kthimin e Letterman-it në television pas tërheqjes së tij në vitin 2015. Në llogarinë e vet në Twitter, Netflix-i konfiguroi se përpos Obamës do të jenë pjesmarrës në ciklin e parë të shfaqjes së këtij show aktori George Clooney, aktivistja Malala Yousafzai, muzikanti Jay-Z, aktorja Tina Fey dhe prezantuesi radiofonik Howard Stern. Duke nisur nga 12 janari Netflix do të nxjerrë nga një episod të “My Next Guest Needs No Introduction”. Çdo episod do të zgjasë një orë dhe do të përmbajë biseda të Letterman-it me të ftuar në studio dhe në mjedise të jashtme. Më një përvojë 33 vjeçare dhe me 6000 punë, Letterman është një nga figurat më të mëdha dhe një rinovues i late-night (programi i natës), një program televiziv shumë popullor në Amerikë që kombinon humorin për të rritur, intervista me persoanzhe të famshëm dhe muzikë e drejtpërdrejtë. Letterman ishte prezantues i Late Night (NBC) e më pas The Late Show (CBS) për t’u shndrruar në prezantuesin më jetëgjatë të show-ve amerikanë. Në prill të 2014 njoftoi se do të tërhiqej nga televizioni dhe në 20 maj të vitit pasardhës mbajti episodin e fundit të The Late Show me Stephen Colbert. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button