Mistere

Objektet e para të zbuluara pranë tunelit ku është treni nazist i mbushur me ar (foto)

1Zbuluesit e thesarit të groposur bashkë me trenin nazist kanë treguar sendet e para të gjetura në tunelin pranë tij. Është një shqiponjë naziste, monedha ari dhe disa zbukurime të Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre kjo ishte prova që bindi autoritetet se ata kishin rënë në gjurmë të treenit të bushur me ar dhe të groposur nga nazistët në fund të luftës. Të dy këta persona mbeten ende anonimë, por ata kanë pranuar të flasin për gazetën “Daily Mail” dhe zbulimit të tyre në Poloni.

2

“Ka shumë nga këto në vendin ku kemi gërmuar ne. Nëse zbulohet i gjithë treni atëherë me siguri do të ketë më shumë nga thesari i fshehur nga nazistët”- thanë ata. Edhe fotot e bëra me anë të radarëve tokësore tregojnë ekzistencën e trenit të blinduar në atë tunel sekret, ndërsa dyshimet janë se brenda tij ka bizhuteri, ar dhe vepra arti që mund të kalojnë 250 milion dollarë. Dyshohet se ato janë vjedhur në një pallat rus (foto më poshtë).

3

Të dy personat kanë kërkuar 10% të vlerës ndërsa ata e mësuan vendin sekret nga një ish-ushtar nazist që rrëfeu vendin e trenit në prag të vdekjes. Ministria polake e Kulturës ka pranuar se në tren mund të ketë armatim, por ndoshta edhe bizhuteri, vepra arti dhe dokumente. Sipas saj trenat e blinduar përdoreshin për të transportuar objekte me vlerë të madhe. Për shkak të frenezisë së shumë personave që janë nisur drejt vendit të dyshuar autoritetet e kanë bllokuar zonën me disa kilometra larg dhe nuk lejojnë afrimin e personave në një reze prej 4km. /lapsi.al/

4 11 10 9 8 7 6 5

Leave a Reply

Back to top button