Organizata Botërore e Shëndetit po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si filloi koronavirusi, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë.
“Njohja me burimin e virusit është shumë, shumë e rëndësishme,” tha Tedros. “Ne mund ta gjejmë virusin më mirë kur dimë gjithçka rreth virusit, përfshirë edhe mënyrën se si filloi ai.”
“Ne do të dërgojmë një ekip javën tjetër në Kinë për t’u përgatitur për këtë,” tha ai.
Tedros tha se ai shpreson se vizita do të çojë në “të kuptuarit se si filloi virusi dhe çfarë mund të bëjmë për t’u përgatitur për të ardhmen “. CNN / bota.al