Organizata Botërore e Shëndetit tha të hënën se shpresonte që Presidenti Donald Trump të mos e ndjekë vendimin e tij për të ndërprerë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe OBSH-së.
“Bota ka përfituar prej kohësh nga angazhimi i fortë dhe bashkëpunues me qeverinë dhe njerëzit e Shteteve të Bashkuara,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë në Gjenevë të hënën.
“Kontrata e qeverisë amerikane dhe e njerëzve të saj dhe bujaria ndaj shëndetit global për shumë dekada ka qenë e jashtëzakonshme, dhe ajo ka bërë një ndryshim të madh në shëndetin publik në të gjithë botën,” tha Tedros. “‘Është dëshira e OBSH-së që ky bashkëpunim të vazhdojë.”
Të premten, Donald Trump njoftoi se SH.B.A. do të përfundojë marrëdhëniet e saj me OBSH-në, një veprim të cilin ai e ka paralejmruar gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit. CNN / bota.al