Uncategorized

OBSH paralajmëron për fazën e rrezikshme të pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të premten për një “fazë të re dhe të rrezikshme” të pandemisë koronavirus, pasi infeksionet vazhduan të rriten në Amerikë, me Brazilin që regjistroi më shumë se një milion raste.

Kolumbia dhe Meksika kaluan gjithashtu piketa të errëta, pasi numri i vdekjeve në këto vende arriti në 2,000 dhe 20,000, përkatësisht, duke treguar se si virusi vazhdon të shkatërrojë Amerikën dhe pjesët e Azisë edhe kur Evropa po fillon të lehtësohet nga bllokimi.

Masat e vendosura për të ndaluar përhapjen e sëmundjes kanë shkaktuar dëmtime ekonomike, por OBSH paralajmëroi që shtetet të mos dorëzohen përballë lodhjes së izolimit. “Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë ngopur me të qëndruarit në shtëpi … por virusi ende po përhapet shpejt, “tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi virtuale.

Virusi tani ka vrarë më shumë se 458,000 njerëz dhe ka infektuar 8.6 milion në të gjithë botën. Një vaksinë në rastin më të mire mbetet muaj larg, pavarësisht disa provave dhe teksa shkencëtarët ende po bëjnë zbulime të përditshme në lidhje me virusin, për simptomat e tij dhe shkallën në të cilën mund të jenë përhapur para se të identifikohen. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button