Uncategorized

OBSH paralajmëron se mund të shfaqen më shumë “raste të hershme”

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se më shumë raste të hershme të koronavirusit ka të ngjarë të zbulohen në shumë vende të tjera.

Kjo deklaratë erdhi pasi një mjek francez tha që ai kishte testuar një mostër nga një pacient i diagnostikuar me pneumoni më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe zbuloi se ishte pozitiv për koronavirus.

Ky zhvillim do të thotë që Covid-19 mund të ketë mbërritur në Evropë pothuajse një muaj më parë se sa mendohej para disa kohësh.

Duke folur në Gjenevë për këtë, zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se ai nuk ishte “i befasuar” nga lajmet.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të rivlerësojnë të dhënat e tyre mjekësore nga fundi i vitit 2019, për të ndihmuar në ndërtimin e një “fotografie më të re dhe më të qartë” të pandemisë. / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button