Uncategorized

OBSH shpreson të shpërndajë 2 miliard vaksina për Covid-19 deri në fund të vitit 2021

Deri në fund të vitit 2021, Organizata Botërore e Shëndetit planifikon të shpërndajë rreth 2 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit në të gjithë globin, njoftuan të premten zyrtarët e OBSH-së gjatë një konference virtuale për mediat. Një miliard prej këtyre dozave do të shpërndahet për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sipas OBSH.

Ky synim i ri është pjesë e qasjes së OBSH-së në programin e përshpejtimit të mjeteve kundër Covid-19, i cili nisi në prill për të bashkuar qeveritë, grupet shëndetësore, shkencëtarët, bizneset dhe filantropët për të mbështetur përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit. Programi ka katër shtylla, të përqendruara në testet Covid-19, trajtimet, vaksinat dhe sistemet shëndetësore.

Shefi dhe shkencëtar i OBSH-së, Dr Soumya Swaminathan tha gjatë konferencës të së premtes se “mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen dhe transmetimin e mëtejshëm të koronavirusit do të ishte të kemi një vaksinë efektive dhe të sigurt.” “Natyrisht që ky virus ka prekur të gjitha vendet dhe të gjithë popullsitë dhe për këtë arsye duhet një vaksinë – në mënyrë ideale dhe nga pikëpamja etike – gjithashtu duhet të jetë e disponueshme në të gjithë botën”, tha Swaminathan, duke shtuar se vetëm një pjesë e vogël e popullsisë së botës ka zhvilluar imunitet natyror ndaj Covid19.

“Parimi i qasjes së barabartë është një gjë e thjeshtë për ta thënë, por një gjë e ndërlikuar për t’u zbatuar. Kërkon bashkëpunim aktiv midis qeverive, industrisë, organizatave shëndetësore, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë konferencës së premtes .”
“Vaksinat, diagnostikimi dhe terapeutika janë mjete thelbësore por për të qenë me të vërtetë efektive, ato duhet të administrohen me një përbërës tjetër thelbësor, që është solidariteti”.

Sipas OBSH-së, planet e nismës ACT-Accelerator për të ofruar teste, terapi dhe një vaksinë në të gjithë botën vlerësohet se kushtojnë rreth 31.3 miliardë dollarë, nga të cilat deri më tani vetëm 3.4 miliardë dollarë janë premtuar. CNN / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button