Kuriozitete

Obskurantizmi ndaj shkencës

Screen Shot 2015-06-11 at 11.06.00

Nga Seria: Legjendat “e zeza” të Vatikanit

Kisha është akuzuar disa herë se i është kundërvënë progresit shkencor. Rast emblematik është ai i Galileo Galileit, i dënuar në vitin 1633 nga Selia e Shenjtë për shkak të shkrimeve të tij në favor të teorisë heliocentrike të Kopernikut (sipas të cilit është Toka që rrotullohet përreth Diellit dhe jo e kundërta). Në të vërtetë, Kisha ka patur gjithmon një qasje të hapur ndaj shkencës.

Edhe në rastin e Galileos, ndonëse bëri një gabim trashanik (aq sa në vitin 1992 Papa Gjon Pali II e rehabilitoi plotësisht shkencëtarin nga Piza), dënimi i Inkuizicionit erdhi më shumë prej sjelljes kryelartë të Galileos dhe për faktin që kishte tradhëtuar besimin e Papës së atëhershëm Urbani VIII (të cilin e kishte mik), sesa për mbështetjen e tij për heliocentrizmin, që Kisha thjeshtë Kisha nuk e konsideronte të provuar mjaftueshëm.

Pra, ndonëse me ndonjë kontrast aty-këtu, pikërisht në gjirin e Kishës ka lindur shkenca moderne. Vetë Koperniku ishte një njeri fetar. Ashtu si ai, ishin me qindra priftërinjtë që iu dedikuan me sukses kërkimit shkencor. Sa për të kujtuar disa: Luigi Galvani, studiues i elektricitetit tek kafshët, Ruggero Boscovich, astronom, Filippo Cecchi, sizmolog, Giovanni Caselli parashikues i faksit, Eugenio Barsanti, ideator i motorrit me plasje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button