Ligjet e fizikës nuk shqetësohen se çfarë rruge ndjek ajo
Nga Thomas Kitching
Imagjinoni sikur koha të kthehet pas. Njerëzit do të bëheshin më të rinj në vend se të moshoheshin, pas një jetë të gjatë të përtëritjes graduale – duke ç’mësuar gjithçka që ata e dinë – dhe do të përfundonin si një vezullim në sytë e prindërve të tyre. Kjo është koha që përfaqësohet në një roman fantashkencë nga shkrimtari Filip K. Dik, por çuditërisht, drejtimi i kohës është gjithashtu një çështje me të cilën po përballen kozmologët.
Ndërsa ne e marrim të mirëqenë se koha ka një drejtim të caktuar, fizikantët nuk mendojnë kështu; shumica e ligjeve natyrore janë “të kthyeshme në kohë”, që do të thotë se do funksiononin po aq mirë edhe nëse koha do të shkonte në drejtimin e kundërt. Pra, pse koha ka ecur gjithmonë përpara? Dhe a do të vazhdojë ta bëjë gjithmonë këtë?
A ka koha një fillim…?
[real3dflipbook id=”1003″] |