Bota

Pakicat etnike hungareze

Përveç problemeve ekonomike e financiare për të cilat flitet shumë në mediat e gjysmës së kontinentit, Europa bashkëkohore paraqet sot edhe një kuadër referimi social e politik mjaft kompleks, i përbërë nga ndërthurja e vazhdueshme e pakicave etnike dhe flukset migratore. Konfliktet, kolonializmat dhe fazat ekspansioniste që kanë karakterizuar të gjithë shekullin e XX-të për më tepër nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë ashpërsuar dhe komplikuar një skenar në vetëvete tashmë mjaft i ndjeshëm.

Megjithatë, pavarësisht një mase pothuajse të pakufizuar informacioni në dispozicion të të gjithë dhe realitetin e përditshëm në të cilin është zhytur çdo shtet, gjithmonë është treguar vëmendje e pakët ndaj kontekstit historik e social të këtyre pakicave, me konkluzionin e vetëm të rëndimit të kuptimit të çështjeve dhe dinamikave që na prekin më nga afër nga sa mund ta imagjinojmë. Rast emblematik, ai i pakicave hungareze të shpërndara midis Rumanisë, Serbisë e Sllovakisë, por të pranishme edhe në Austri e Ukrainë.

Hyrje

Pikënisja e një refleksioni të ngjashëm nuk ka sesi të mos jetë e fiksuar më 4 qershor të 1920, kur menjëherë pas Luftës së Parë Botërore ish Perandoria Austro – Hungareze, e mundur dhe e poshtëruar nga Marrëveshja e Timishoarës e vitit 1918, dhe fuqitë fituese të konfliktit (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe aleatët e tyre, Rumania, Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene dhe Çekosllovakia) nënshkruan në Versajë Traktatin e Paqes të Trianonit, shpejt i destinuar që të bëhet primum movens i aspiratave revizioniste hungareze; ndërsa Traktati i Saint Germain-en-Laye, i nënshkruar pothuajse 1 vit më parë, merrej me rregullimin e fatit të republikës së ardhshme austriake, ai i Trianonit përcaktonte fatet e Mbretërisë së Hungarisë, në vijim të shpërbërjes së Perandorisë Habsburgase.

Në fakt, pikërisht ky traktat sanksionoi humbjen e rreth 75% të territorit që ishte pjesë e Kurorës hungareze: Transilvania shkoi dhe u bë pjesë e Rumanisë, Rutenia Nënkarpatase u bë pjesë e Çekosllovakisë, ndërsa Baçshka dhe Banati u përfshinë në Jugosllavinë e sapolindur. Veç kësaj, i gjithë Burgenlandi, me përjashtimin e territorit të Sopronit, ju caktua Austrisë. Përtej pasojave të llojit politik dhe ekonomik që buruan, sot mund të pohohet me siguri se, në nivel socio – demografik, kemi të bëjmë me një katastrofë në kuptimin e vërtetë të fjalës: Për shembull, sipas të dhënave demografike më të akredituara, 32% e atyre që banonin në Transilvani ishte me kombësi hungareze (1662000 në një popullsi të përgjithshme prej 5 milion banorësh), ashtu si 30% e banorëve të Sllovakisë dhe 28% e atyre të Vojvodinës në Serbi.

Ndarja qe kështu në origjinën e fërkimeve të forta kulturore, të detyruara pikërisht pranisë së popullsive hungareze në ato territore me të afërta me Hungarinë, me ndryshimin pasues të qasjeve demografike, kushteve politike dhe dinamikave të banimit.

Të gjithë faktorë që nuk mundësuan atëhere dhe nuk mundësojnë sot që të maten me të njëjtat instrumenta situatat e ndryshme të pakicave hungareze në 7 vende: Sllovaki, Kroaci, Serbi, Rumani, Slloveni, Austri dhe Ukrainë.

Erdély apo Ardeal?      

Hungarezët e Rumanisë, megjithëse të dalë ridimensionuar nga periudha komuniste, përbëjnë një forcë politike dhe sociale shumë të rëndësishme, si prej aseteve të brendshme të vetë Rumanisë, ashtu edhe për projektimin e këtij vendi jashtë kufijve të tij.

Sipas të dhënave të censusit të fundit rumun, të përfunduar në 2012, në fakt kjo popullsi hungareze rezulton se është pakica më e rëndëisshme etnike e të gjithë Rumanisë, me një popullsi prej 1238000 persona, baraz me 6.5% të popullsisë së përgjithshme rumune, e përbërë nga 19042936 banorë. Natyrisht, shumica dërrmuese e komunitetit hungarez banon në brendësi të kufijve të Transilvanisë (Erdély në hungarishte, Ardeal në rumanishte); në Departamentin Harghita, një prej 15 të tillave që përbëjnë rajonin transilvan, ai përfaqëson shumicën e banorëve (84.8%) dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Departamentin Covasna (73.6%). Kurse në kontetë Mureş, Satu Mare, Bihor dhe Sălaj përqindja e popullsisë hungareze në totalin e përgjithshëm mesatarisht vlerësohet me 30.5%.

Por elementi më i rëndësishëm që del nga të dhënat nuk është i lidhur me të dhënën e thjeshtë statistikore sesa me atë gjeografike, duke pasur parasysh afërsinë e kësaj pakice me vendin e saj të origjinës: në fakt, bëhet fjalë për një largësi maksimale prej 60 – 70 kilometrash nga kufijtë hungarezë, gjë që e lehtëson fluiditetin e spostimeve, shkëmbimet e informacionit, dygjuhësinë dhe krijimin e raporteve të qëndrueshme personale.

Në ruajtjen e interesave hungareze në Rumani veprojnë dy formacione politike të mirëdalluara: RMDSz-ja (Romániai Magyar Demokrata Szövetség ose Bashkimi Demokratik i Hungarezëve të Rumanisë) dhe MPP-ja (Magyar Polgári Párt), Partia Civile Hungareze. I pari, ideologjikisht i moderuar, përbën në fakt organizatën më të madhe politike hungareze në Rumani: e krijuar nga shkrimtari Géza Domokos menjëherë pas rënies së regjimit komunist, sot drejtohet nga poeti Béla Markó dhe, me 22 vendet e saj në Dhomën e Deputetëve dhe 9 senatorët në Senat, përmbledh rreth 7% të atyre me të drejtë vote banues në Rumani; veç kësaj, aktualisht figuron midis anëtarëve të PPE-së.

Midis temave kyç të RMDSz-së gjenden mbrojtja e të drejtave të njeriut, parimi i barazisë, ai o mosdiskriminimit, mbrojtja e identitetit etnik, atribuomi i pushteteve më të mëdha të autonomisë administratës lokale publike dhe përdorimi i lirë i gjuhës mëmë në jetën publike e private, përveçse në atë administrative. Kësaj i kundërvihet Partia Civile Hungareze, e drejtuar nga Jenő Szász, e themeluar në 2008 për tú dhënë hungarezëve të Transilvanisë një alternativë ndaj RMDSz-së.

Bëhet fjalë për dy lëvizje, që megjithëse në dukje njëlloj, dallohen njëra nga tjetra prej diferencave të konsiderueshme konceptuale: e orientuar nga e djathta e rreshtimit politik, besnike ndaj linjës së Orbán dhe e karakterizuar nga një konotacion i fortë nacionalist, MPP-ja ka si objektiv atë të mbrojtjes së të drejtave të popullsive hungareze në Rumani, por sidomos të zbatojë një plan autonomie më të madhe për Székelyföld, toka e Székely-ve, një grup etnik që flet hungarisht i vendosur kryesisht në rajonet lindore të Transilvanisë, midis Mureş dhe Covasna. Veç kësaj, vetë Szász, kryebashkiak për dy mandate i Odorheiu Secuiesc (me 51.5% të votave), e ka sulmuar shumë herë lidershipin e RMDSz-së, duke e akuzuar se është partia më e korruptuar e të gjithë Rumanisë. Është rigjallërimi toneve nacionaliste nga ana e Budapestit ai që i bën të dridhen autoritetet rumune.

Të mërkurën 26 maj 2010 Parlamenti hungarez, duke inauguruar një epokë të re uniteti kombëtar”, ka vendosur që túa japë shtetësinë hungareze të gjithë popullsive hungareze banorë jashtë vendit, për një total prej mbi 2 milion personash. Përballë një pozicioni të tillë të ngjashëm, Rumania ka qëndruar në heshtje, pavarësisht se, siç e kemi parë, një akt i tillë prej rreth 7% të popullsisë së saj. Por bëhet fjalë për një vendim që nuk duhet interpretuar si sinjal dobësie, por si një tentativë për tí paraprirë çdo devijimi eventual nacionalist.

Faktikisht, në 2009 Moldavia fqinje u përshkrua nga manifestime proteste pas fitore elektorale të radhës së Partisë të Komunistëve të Republikës së Moldavisë; për 3 ditë me radhë, miliona moldavë të lodhur nga sistemi i pushtetit komunist dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre. Në pikun e tensionit, vetë selia e qeverisë moldave u sulmua. Në shenjë solidariteti me autoritetet moldave, Traian Băsescu, Presidenti i atëhershëm i Rumanisë, i thjeshtoi kërkesat e natyralizimit për të gjithë qytetarët me kulturë rumune, për thuajse 1 milion banorë të saj. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Sllovaki.

Çështja hungareze në Sllovaki

Në fakt, ndryshe është situata e pakicës hungareze në territorin sllovak. Këtu popullsia hungareze arrin 10% të popullsisë së përgjithshme dhe ndodhet në distriktet dikur hungareze, të ridimensionuar në vijim të nënshkrimit të Traktatit të Trianonit, dhe të atyre të ndodhura në jug e në lindje.

Në origjinë të kontrasteve midis dy republikave, caktimi i kufijve pas 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, me Dekretet Beneš, nga emri i Presidentit në mërgim të Çekosllovakisë së pushtuar; pikërisht masa të tilla parashikonin dhe zbatonin shtetëzimin e pronave dhe përzënien e hungarezëve të Sllovakisë nga territoret e Çekosllovakisë. Bëhet fjalë për kontraste që duket se nuk janë shuar kurrë, sidomos po të merret në konsideratë fakti që, në 2009, autoritetet e Bratislavës e penguan Presidentin e atëhershëm hungarez László Sólyom, i ardhur që të vizitonte popullsitë hungareze, nga shkelja e territorit sllovak apo incidenti lidhur me digën Gabčíkovo – Nagymaros, një projekt shumë herë i penguar nga të dyja palët dhe i arritur deri në tavolinën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pastaj, propozimit të Orbán për t’u dhënë shtetësinë humgareze të gjitha popullsive me origjinë hungareze aktualisht banorë jashtë vendit, Sllovakia i është përgjigjur në mënyrë konfuze, duke e treguar aktin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të saj. Por pavarësisht kësaj, klasa politike sllovake duket gjithnjë e më e lodhur e më e copëzuar, e paaftë që të zgjidhë çështjet e saj tashmë delikate dhe jo në gjendje të dijë të projektojë në një Europë asnjëherë kaq e brishtë dy elementë që shtyjnë ta konsiderosh Robert Fico si një viktimë potenciale të synimeve hegjeministe të shumë të vendosurit Orbán.

Veç kësaj, gjatë viteve të fundit të asociuara politikisht në Most–Híd, partia sllovako – hungareze e trashëgimtare e drejtpërdrejtë e të mëparshmes Parti e Koalicionit Hungarez, popullsitë me origjinë hungareze kanë nisur të kërkojnë autonomi më të madhe territoriale dhe politike. Më dinamike dhe pragmatiste se paraardhësja e saj, Most–Híd ha e ka kartën fituese të saj në bashkëpunimin ndëretnik dhe rezultatet nuk kanë vonuar të vijnë: e lindur në 2010 nga një ndarje e brendshme në Partinë e Koalicionit Hungarez (që Béla Bugár, më pas themelues i Most–Híd, e konsideronte të paaftë që të bashkëpunonte siç duhej me qeverinë e Bratislavës), ajo është bartëse e 8% të basenit elektoral sllovak dhe në Parlament mund të mbështetet në 14 vende.

Hungarezë në Serbi

Po aq delikate duket situata e pakicës hungareze rezidente në Serbi, e përqëndruar kruesisht në Provincën Autonome të Vojvodinës, një rajon me mbi 20000 kilometra katrore e përbërë nga Sirmia, Banati dhe Baçka ku banojnë mbi 2 milion banorë që u përkasin më shumë se 6 grupeve etnike të ndryshme midis serbëve, hungarezëve, sllovakëve, rumunëve, kroatëve dhe rutenëve. Nga 293299 hungarezë të pranishëm në Serbi, sipas censusit të 2002, 290207 banojnë në Vjvodinë, duke u konfirmuar kështi si pakica etnike më e rëndësishme e vendit (14.28% prania hungareze në totalin e përgjithshëm të popullsisë serbe). Një kuadër ky që tenton të komplikohet prej dy arësyesh: asaj ekonomike dhe asaj politike.

E para shikon Vojvodinën si krahinën më të pasur e të gjithë Serbisë, me mbi 680 milion euro në vit investime të huaja, praninë e 3 zonave të lira ekonomike brenda të njëjtit territor (Novi Sad, Subotica e Zrenjanin) dhe aftësinë për të peshuar në mbi 40% në PBB-në e vendit; këto shifra nuk marrin në konsideratë impiantet e prodhimit në kuptimin e vërtetë të fjalës, përndryshe përqindja e peshës ndaj PBB-së do të vërtitej në rreth 60%. Në thelb, të dhënat flasin qartë: nga 2001, Vojvodina ka marrë 6.4 miliard euro investime yë përgjithshme nga ana e kompanive private të huaja, gjë që ka çuar në krijimin e 64000 vendeve të reja të punës dhe në një rritje marramendëse të rrogave kundrejt atyre të marra nga punëtorët e Serbisë Qendrore. Një shkëputje eventuale Vojvodinës do ta privonte në fakt Republikën Serbe prej motorit të vetëm ekonomik të saj, duke e çuar me shpejtësi drejt kolapsit.

Motivi i dytë, ai politik, karakterizohet nga avancimi i vazhdueshëm në nivel konsensusi i simpative hungareze ndaj formacioneve ekstremiste hungareze. Për shembull “Kampi Veror i Rinisë Hungareze të Bashkuar të Délvidék”, i organizuar nga grupi Rinia e Bashkuar Hungareze, ka parë përfshirjen e mbi 10000 njerëzve, prej të cilëve 86% përbëhej nga anëtarë që të përkisnin pakicës etnike hungareze. Me rastin e manifestimit u organizuan demonstrime paraushtarake dhe koncerte grupesh muzikore të tipit identitar, gjithçka e kurorëzuar nga prania e eksponenti të Jobbik, partisë hungareze të së djathtës ekstreme.

Hungarezë në Ukrainë

Në vijim të përzënieve të kryera nga Ushtria e Kuqe midis viteve 1944 dhe 1945, ajo e Ukrainës është pakica hungareze më e vogël aktualisht e pranishme në kontinentin europian, me pothuajse 0.3% të pranive në totalin e popullsisë ukrainase. Të përqëndruar për më tepër në rajonin e vogël e Rutenisë Nënkarpatase, të cilit i përbëjnë rreth 12.1% të forcës demografike, hungarezët e Ukrainës ndoshta mund të konsiderohen si grupi i vetëm hungarez i përshtatur përsosshmërisht në realitetin e huaj ku ka pasur mundësi të zhvillohet.

Në fakt, qysh nga rënia e Murit të Berlinit, raportet midis qeverisë së Budapestit dhe asaj të Kievit kanë qenë të përzemërta dhe të udhëhequra nga parimi i fqinjësisë së mirë. Veç kësaj, Hungaria qe shteti i parë që njohu pavarësinë e Ukrainës dhe vetë Árpád Göncz, në atë kohë President i Republikës Hungareze, u ftua që të vizitojë popullsitë hungareze në provincën Zakarpattia.

Këtë takim e pasoi një deklaratë ukrainase me të ciilën u njihej hungarezëve barazia e trajtimit karshi qytetarëve ukrainas, gjë që u mundësiu popullsive hungareze ta ruanin paqësisht identitetin, kulturën, fenë dhe autonominë e tyre. Fshatrat e ndodhur në afërsitë e Munkács, në kufirin jugperëndimore, kanë deri edhe mundësinë që ta mësojnë hungarishten drejtpërdrejti në shkollat fillore.

Për sa i përket kësaj, në rajonin Vinogradiv, në zemër të Karpateve, hungarishtja ka marrë statusin e gjuhës kombëtare, pas propozimit të Partisë së Hungarezëve në Ukrainë dhe Partisë Demokratike të Hungarezëve në Ukrainë, dy formacione të lindura në fillimin e viteve 2000, që bashkë me Federatën Demokratike Hungareze në Ukrainë (UMDSz), e lindur më 1991, përbëjnë aparatin politik e pakicave hungareze të ndodhura përtej provincës Szabolcs – Szatmár – Bereg. Falë një mase të tillë, Ukraina njeh mundësinë e zyrtarizimit të dygjuhësisë në rajonet në brendësi të të cilëve pakicat etnike kalojnë 10%.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button