Bota

Panama papers? Skandali i vërtetë nuk është ky!

Screen Shot 2016-04-05 at 14.05.13

Nga Marcello Foa

“Panama Papers” kanë ngjallur shumë kuriozitet dhe kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Indinjatë, pasi të gjithë e kanë këtë ndjesi kur miliarderët u shmangen taksave  dhë të varfërit paguajnë deri në qindarkën e fundit. Por nuk është ky problemi dhe skandali.

A jemi të sigurtë që bëhet fjalë për një hetim gazetaresk të mirëfilltë?

Përgjigja nuk është edhe aq e sigurt.

Do ishte shumë e lehtë dhe e rehatshme të bashkohemi me masën e indinjuar dhe të dënojmë fajtorët. Shtypi ndërkombëtar ka tendencë të jetë konformist dhe nëse një sërë mediash prestigjioze transmetojnë në mbarë botën skandalin njëzëri, “e vërteta” bëhet e pakundërshtueshme.

Dyshimet në fakt janë të detyrueshem, sidomos për shkak të profesionit që kemi. Ajo në të cilën po asistojmë nuk ka të bëjë shumë me profesion e nderuar të gazetarisë investigative, por me diçka tjëtër, më pak të ndershme. Sigurisht që në krye të herës duhet të pranojmë se është një skandal i përmasave të jashëtzakonshme dhe vjen vetëm tre vite pas një tjetër skandali. Në prillin e 2013, International Consortium of Investigative Journalism, i njëjti që hap Letrat e Panamasë, shpërndau emra te 130 mijë llogarive në parajsat fiskale .

Një skandal që përfshiu edhe Zvicrën dhe disa studio të rëndësishme ligjore. Skema mediatike e atëhershme është njësoj me të sotmen, me atë që po ndodh me “Panama Papers”.

Një burim i jep grupit gazetaresk një informacion të bollshëm me dokumente të shumta dhe sekrete, dhe këta e shpërndajnë në një sërë mediash të rëndësishme anembanë botës.

Autenticiteti i dokumentave thonë, është i siguruar.

Por nga kush?

Nga burimi vetë, i cili është anonim. E garanton drejtori i International Consortium of Investigative Journalism.

Dhe pikërisht këtu qendron problemi.

Gazetaria investigative ka të bëjë me një sërë kërkimesh, punë të lodhshme, të vështirë dhe shpesh të rrezikshme, ku gazetarët ndjekin një gjurmë fillestare, hasen me probleme, kërkojnë dëshmitare dhe burime për të gjetur dhe vërtetuar provat. Është një rrugëtim shumë i ndryshëm nga ai i “Panama Papers”, cilësuar ndryshe si Offshore-leaks.

Gazetarëve u jepet materiali i gatshëm, nga një burim që përveç tyre askush se di, dhe nisin të hetojnë letrat.

Më shumë se gazetari investigative kjo është një analizë dokumentash, që mund ta bëjë kushdo, pa qenë edhe gazetar.

Pakkush e ka ngritur pyetjen, as në 2013 as tani, se si është e mundur që një burim i vetëm mund të ketë pasur akses në kaq shumë dokumenta dhe sekrete, dhe ka mundur t’i marrë nga stuio ligjore që kanë super të mbrojtura?

Flitet për 11 milionë dokumente, që përfshijnë 200 mijë shoqëri dhe në një hark kohor prej 40 vjetësh.

A mund ta bëjë një burim i vetëm këtë gjë?

Dhe cili është ai burim që mund ta ketë bërë dhe për çfarë interesash përfundimtarë?

Unë natyrisht nuk e kam një përgjigje të qartë ndaj kësaj pyetje.

Por unë dhe shumë njerëz e dimë mirë, që luftërat moderne nuk bëhen vetëm me armë, por edhe me media dhe skandale si ky.

Dhe duke qenë se kam lexuar me vëmendje të gjitha detajet e zbulimeve të “spiunit” Eduard Snouden, nuk habitem për asgjë.

Asnjë arkiv në botë nuk është i sigurt. As kur shkruajmë në kompjuter për diçka që vetëm ne e lexojmë.

Gjithmonë do të gjendet dikush që do të ketë akses dixhital në jetën e gjithkujt dhe të çdolloj shoqëria, në çdo cep të botës.

Edhe në Panama në një ditë zakonshme, duke përdorur mediat, u hap një skandal që ka përfshirë krerët e shumë shteteve.

Duke përdorur si gjithmonë mediat, si fitil ndezës!/TemA

Leave a Reply

Back to top button