Motivuese

Paqja e vërtetë gjendet brenda nesh. Gjejeni atë dhe ndajeni me gjithë njerëzit e tjerë përreth jush…

Është e rëndësishme të kuptojmë se paqja e vërtetë gjendet brenda nesh. Ne të gjithë kemi parë njerëz në mjediset më të qeta që sillen në mënyrë të acaruar, që janë të shqetësuar dhe që janë duke vuajtur. Po ashtu kemi parë dhe njerëz që janë në paqe të plotë, edhe pse mund të jenë duke kaluar në vështirësitë më të mëdha. Kjo ndodh sepse eksperienca e një paqeje të vërtetë është një gjendje e brendshme e vetëdijes sonë. Një gjë të tillë na e mëson çdo fe e mundshme, apo çdo rrugëtim i mundshëm shpirtëror.

Duhet të mësojmë të gjejmë paqe brenda nesh. Një pjesë e madhe e jetës sonë është duke parë botën e jashtme dhe duke ndërvepruar me të. Ndaj, në mënyrë që të gjejmë paqen me veten, duhet të gjejmë edhe mënyrën se si të jetojmë me natyrën tonë të vërtetë. Sa më shumë të duam, aq më shumë ne bëhemi instrumenta të mëshirës dhe aq më shumë fitojmë kënaqësi duke i ndihmuar të tjerët. Në këtë mënyrë arrijmë ta shohim edhe çdo gjë përreth nesh në marrëdhënie me Zotin, duke jetuar me integritet e me karakter.

Sa më tepër paqe t’u japim të tjerëve, aq më tepër paqe do të fitojmë për veten tonë. Përgjatë historisë ne e dimë se kanë ndodhur luftëra, krime, tërmete e fatkeqësi nga më të ndryshmet. Por, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, njerëzit sërish e kanë gjetur paqen brenda vetes. Nëse ne nuk e arrijmë ta gjejmë atë gjendje të ndërgjegjes sonë me paqe të brendshme, ne nuk mund të jemi instrumenta të paqes me botën përreth. Është nevojë e gjithë shoqërisë njerëzore të mësojë vlerën e mirësjelljes, vlerën e dashurisë, si dhe të përjetojë paqen e brendshme shpirtërore e ta ndajë atë me botën e jashtme. Shërbeni me mirësjellje, shërbeni me dashuri. / MeB

Leave a Reply

Back to top button