Mund t’i konsiderojmë disa persona si “mësues”, sepse ndërtojnë një lidhje shumë të fortë me ne, duke na dhënë mësime që do i mbajmë me vete për gjithë pjesën e mbetur të jetës.
Parabola budiste e mëposhtme tregon se sa mund të mësojmë nga të ngjashmit tanë dhe thekson se ne vetë duhet të jemi përparësia jonë, por që nuk mund të heqim dorë nga ndjeshmëria.
Legjenda thotë se një ditë, një burrë iu afrua Budës dhe e pështyu në fytyrë papritur, madje pa i thënë asnjë fjalë.
Qëndrimi i njeriut i rebeloi dishepujt e Budës, të cilët i thanë mësuesit të tyre:
“Na jep lejë, t’i japim këtij njeriu atë që meriton”.
Buda, megjithatë, me gjithë mençurinë e tij, e fshiu me durim fytyrën dhe i tha dishepullit të tij se preferonte të përballonte situatën në mënyrën e vet. Pastaj kryqëzoi në shenjë respekti dhe i tha burrit:
“Faleminderit, me qëndrimin tuaj, më keni bërë të kuptoj se zemërimi më ka braktisur, prandaj të jam shumë mirënjohës, gjesti yt më tregoi gjithashtu se dishepujt e mi mund të jenë ende të pushtuar nga zemërimi Të gjithë jemi mirënjohës!”
Burri u befasua nga reagimi i Budës, nuk e priste me të vërtetë.
Pastaj, të nesërmen, duke u ndjerë fajtor dhe i penduar për atë që kish bërë, ai u kthye tek Buda për të kërkuar falje. Por ai thjesht u përgjigj:
“Unë nuk mund të fal, sepse duhet të më kesh inatosur një herë, që pastaj të të fal, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”.
Ç’mund të mësohet nga kjo parabolë?
Shpesh herë e shohim sjelljen e injorimit të një personi si diçka negative, por mund të jetë një akt i madh dashurie dhe respekti për veten, sepse në këtë mënyrë nuk lejojmë sjelljen e një tjetër personi, që të influencojë negativisht tek vetja jonë, duke na prekur kështu gëzimin e përditshëm.
Ndonjëherë duhet të mësojmë t’i injorojmë disa njerëz, për të mirën tonë.
Mëso të injorosh këto 3 gjëra për të përmirësuar jetën tënde:
Kritikat negative, që kanë objektivin të të bëjnë keq, dhe jo të të ndihmojnë të zhvillohesh.
Sjelljet që mund të dëmtojnë dhe prishin ekuilibrin tënd.
Tentativat për kontroll apo manipulim përmes ndjenjave të fajit, “dashurisë” apo ndjenjës së përgjegjshmërisë. / bota.al