Enciklopedike

Paradoksi i korbit

Screen Shot 2016-07-20 at 13.15.07Gjithashtu i njohur si Paradoksi i Hempelit, për logjistin gjerman i cili e propozoi në mesin e 1940, Paradoksi i Korbit fillon me pohimin në dukje të drejtpërdrejtë, se “të gjithë korbat janë të zinj”.  Kjo gjë shkon me “të kundërtën logjike”, (dmth negative dhe kontradiktore) se “Çdo gjë që nuk është e zezë, nuk është korbi” – gjë që i bie të jetë gjithashtu e vërtetë, duke pasur parasysh se ne e dimë që “të gjithë korbat janë të zinj.”

Hempeli argumenton se kurdoherë që shohim një korb të zi, kjo gjë ofron provën për të mbështetur pohimin e parë. Por, kurdoherë që shohim një gjë që nuk është e zezë, si për shembull një mollë, edhe kjo duhet marrë si provë që mbështet pohimin e dytë – në fund të fundit, një mollë nuk është e zezë dhe nuk është korb.

Paradoksi këtu qëndron në faktin që Hempeli në dukje ka provuar se, të shohësh një mollë, ti ke provën, sado pa lidhje që mund të duket, se korbat janë të zinj. Eshtë e njëjtë si të thuash që fakti që ti jeton në Nju Jork, është provë se ti nuk jeton në Los Angeles, apo të thuash që fakti që je 30 vjec, është provë që ti nuk je 23 vjec. Sido që të jetë, sa shumë informacion mund të përcjellë një pohim i vetëm? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button