Horizonti.al

Paradoksi i Shigjetës

Screen Shot 2016-07-26 at 07.40.54Tek Paradoksi i Shigjetës, Zenoni thekson se që të ndodhë lëvizja, një objekt duhet të ndryshojë pozicionin të cilin ai zë. Ai jep shembullin e një shigjete në fluturim. Ai thotë se në çdo çast kohor, që shigjeta të lëvizë duhet të shkojë aty ku është, ose të shkojë aty ku nuk është. Ajo s’mund të lëvizë aty ku nuk është, pasi ky është një çast i vetëm, dhe s’mund të lëvizë aty ku ka qenë, për shkak se është tashmë atje.

Me fjalë të tjera, në çdo moment të kohës nuk ka asnjë lëvizje që ndodh, sepse një çast është një fotografi. Prandaj, nëse nuk mund të lëvizë në një çast të vetëm, s’mund të lëvizë në çdo lloj  momenti, duke e bërë të pamundur çdo lëvizje. Ky paradoks njihet edhe si paradoksi Fletcher, krijuesit të shigjetës. Ndërsa dy paradokset e para shfaqen në një hapësirë të ndarë, ky paradoks fillon duke ndarë kohën – jo në segmente, por në pika. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button