Një gjyqtar i thotë një të burgosuri të dënuar, se do të varet në mesditën e një nga ditëve të javës së ardhshme, por se ekzekutimi do të jetë një surprizë për të. Ai nuk do të mësojë ditën e saktë se kur do të varet në litar, deri në momentin kur ekzekutori të trokasë në derën e qelisë së tij mesditën e asaj dite. Duke reflektuar mbi dënimin e tij, i burgosuri arrin në përfundimin se do t’i shpëtojë varjes.
Arsyetimi i tij ndahet në disa pjesë. Ai fillon duke arritur fillimisht në përfundimin se “varja e beftë” nuk mund të ndodhë ditën e premte, ashtu si nëse nuk do të jetë varur deri të enjten, nuk do të jetë befasi nëse ai do të ekzekutohet të premten. Përderisa vendimi i gjyqtarit, përcaktonte se ai do të varej në një moment të beftë, ai arrin në përfundimin se s’mund të ndodhë të premten.
Ai më pas arsyeton se varja e papritur nuk mund të ndodhë as të enjten, sepse të premten tashmë e ka eliminuar, dhe në rast se nuk do të varet mbrëmjen e së mërkurës, ekzekutimi duhet të ndodhë të enjten, duke e bërë këtë ditë jo një surprizë. Me një arsyetim të ngjashëm, ai arrin në përfundimin se varja gjithashtu mund të mos ndodhë as të mërkurën, të martën ose të hënën.
I gëzuar ai hyn në qelinë e tij, i bindur se ekzekutimi nuk do të ndodhë fare.
Javën e ardhshme, ekzekutori troket në derën e të burgosurit mesditën e të mërkurës – që pavarësisht të gjithave sa u thanë sa më sipër, do të vazhdonte të ishte një surprizë e plotë për të. Çdo gjë që pati thënë gjyqtari u vërtetua. /bota.al