Nga Doug Saunders
Njëzet vitet e fundit, dhe sidomos 8 vitet që nga kriza globale financiare e vitit 2008, kanë qenë një kohë e rritjes së madhe dhe përmirësimit të jetesës së klasës së mesme, të ardhurat dhe fuqia blerëse e të cilës është më shumë se dyfishuar. A tingëllon kjo e saktë? Po, nëse jetoni në Azi apo disa pjesë të Afrikës dhe Amerikës së Jugut, ku vitet e fundit është shënuar një përmirësim masiv, madje edhe duke marrë parasysh krizën aktuale ekonomike në Kinë, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
Por nëse jetoni në Amerikën e Veriut dhe Evropë, kjo deklaratë nuk ka kuptim; shanset janë që të ardhurat tuaja të kenë ndryshuar pak që nga viti 2000. Ju keni gjithnjë e më shumë të ngjarë të votoni për dikë që do t’iu premtojë ta ndalë këtë rënie, edhe në rast se kjo përfshin mbylljen e kufijve, dhe rrikthimin e mureve proteksioniste.
Këtu qëndron edhe problemi, me të cilin ne s’jemi të gatshëm të përballemi:Bota është duke u bërë gjithnjë e më të barabartë. Ne nuk jetojmë më në një botë, ku ata që jetojnë më mirë gjenden në Perëndim, dhe tejet të varfërit jetojnë në Lindje. Pabarazia, në nivel global, është duke rënë në mënyrë drastike, dhe kjo do të thotë se shtresat e mesme në Azi janë duke e përmirësuar mirëqënies e tyre, ndërsa klasa e mesme në Perëndim jo.
Pavarësisht të gjithë pretendimeve për pabarazinë, dhe fuqinë në rritje të 1 përqindëshit të popullsisë botërore (fenomene reale në shumë vende), dukuria më e madhe është rritja e barazisë. Ky është pretendimi i ekonomistit amerikan Branko Milanoviç në librin e tij të fundit. Ai është marrë gjithë karrierën e tij duke studiuar, dhe praktikisht duke shpikur analizën e barazisë botërore.
Si një studiues, ai ka përfituar nga një prej pasojave të kësaj barazie në rritje:Që nga viti 1988, të gjitha vendet më të mëdha të botës kanë publikuar të dhëna të detajuara dhe të sakta statistikore. Kjo mundëson renditjen e popujve të botës sipas të ardhurave dhe fuqisë blerëse, si dhe shqyrtimin e prirjeve përtej kufijve kombëtarë. Ajo çfarë Milanovic ka zbuluar në librin e tij të ri “Pabarazia globale:Një qasje e re për epokën e globalizimit”, përbën një model.
Deri kohët e fundit, ekonomistët besonin se vendet bëhen gjithmonë e më të pabarabarta me njëri-tjetrin teksa i ikin varfërisë, dhe më pas bëhen më të barabarta kur industrializohen plotësisht – atë që ata e quajnë kurba Kuznets (sipas ekonomistit Simon Kuznets). Por Milanoviç ka zbuluar se grafiku nuk është aq shumë një vijë e lakuar se sa një valë.
Pabarazia është rritur në botën perëndimore që nga viti 1980, pasi ra gjatë viteve 1900-1980, dhe ka filluar të rritet në vende të tilla si Kina. Megjithatë, bota në tërësi është ende në fazën e rënies së pabarazisë. Ne jetojmë në përputhjen e këtyre valëve. Që nga viti 2000 apo dhe pak më tej, ai zbuloi se fitimet nga të ardhurat në mbarë botën kanë qenë më të mëdha në dy grupe:shtresat e mesme të vendeve të varfra dhe në zhvillim (pra njerëzit me të ardhura familjare midis ndoshta 7.000 – 20.000 dollarëve në vit), dhe shtresa famëkeqe e 1 përqindëshit në rang global.
Fitimet më të pakëta, dhe nganjëherë humbjet, janë zbuluar “në mesin e njerëzve që ndodhen rreth 75-90 përqindëshit të shpërndarjes globale të ardhurave”, ku përfshihen pothuajse të gjithë ata që e konsiderojnë veten “klasë e mesme”, apo klasa e ulët e shtresës së mesme në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
A mund të ndryshoni këto forca, me mbylljen e tregtisë ndërkombëtare dhe rindustrializimin e vendin tuaj, sikurse propozojnë udhëheqësit populistë? Në fakt, jo. Vetëm me tregjet e brendshme, është e pamundur që klasa e mesme të bëjë ndonjë të mirë, dhe ndoshta edhe më keq akoma, ju do të dëmtonit perspektivat për të varfrit e vërtetë të botës. Po cilat janë forcat që mund të reduktojnë pabarazinë?
Milanoviç identifikon disa mënyra të pagabueshme për ta bërë një vend më shumë të barabartë në aspektin ekonomik:Një luftë e madhe, një sëmundje epidemike, një dështim i plotë i shtetit – të gjitha këto i bëjnë të gjithë më të barabartë, edhe pse në nivel të ulët. Dhe politikat politike që barazojnë aksionet e fitimeve të korporatave, arsimi më i shumë-përhapur, popullsia e mplakur dhe disa forma të ndryshimit teknologjik, mund të ndihmojnë për një nivel më të lartë.
Ai mbështet edukimin e zgjeruar dhe më shumë politika të rishpërndarjes, nëpërmjet politikave të pagave, në vend se atyre të taksimit (nevojiten shumë Panama për ta bërë atë punë). Për t’i dhënë zgjidhje problemit të pabarazisë globale – për t’i dhënë fund varfërisë dhe mjerimit, si fenomene të përhapura në botë – ai e cilësonin dkurinë si jokontroversshmëria, për normat e rritjes të larta në vendet e varfra dhe më shumë kontroverse, për pengesat më të vogla të emigracionit ndërkombëtar, të cilat ekonomistët po i identifikojnë gjithnjë e më tepër si një shkak kryesor i progresit në vendet e varfra “dërguese” të fluksit. Një botë më e barabartë, që jemi duke e zbuluar, nuk i ka bërë njerëzit të lumtur. Por nëse e menaxhojmë si duhet, ajo ende mund t’i bëjë shumë njerëz më pak të mjerë.
“The Globe and Mail” – Në shqip nga www.bota.al