Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian PAOLO FOX për ditën e enjte, 23 janar 2020

DASHI

Kohët e fundit jeni ndier shumë të shqetësuar, kështu që është gjithashtu normale t’i merrni gjërat pak me gjoks këto ditë, madje edhe situatat më personale. Ka shumë shqetësime në vendin e punës, ato sigurisht që duhet të zgjidhen, por duhet thënë se situata nuk është e thjeshtë. Disa takime do të ishte më mirë t’i shtyni në fundjavë, sepse këtë të enjte keni ende shumë tension në.

DEMI

E enjtja është prelud i një fundjave që mund të sjellë edhe më shumë emocione. Për shumë njerëz, fundjava mund të jetë një lloj sfide, por marrëdhëniet që funksionojnë nuk do të kenë asgjë për t’u frikësuar. Sidoqoftë, duhet të thuhet se historitë që kanë pasur kriza të mëdha në të kaluarën kanë një ekuilibër shumë delikat. Këshilla është që të flisni me shumë kujdes. Ju jeni ndër shenjat më të acaruara të Zodiakut, së bashku me Peshoren dhe Akrepin.

BINJAKET

Duhet të filloni të mendoni për fundjavën. Nëse keni një dashuri të rëndësishme në jetën tuaj këto ditë, me siguri do të keni një farë distance, sepse partneri është vërtet shumë larg, ose sepse ju mungon dikush. Venusi disonant sjell shumë mosbesim i cili gjithashtu mund të bëhet një acarim i fortë. Këshilla është të prisni para se të flisni dhe të thoni gjëra që nuk i mendoni vërtet.

GAFORRJA

Hëna është ende kundër, por nuk është aq përcaktuese, për fat të mirë nuk mund ta prishë ditën tuaj. Ju jeni duke bërë ndryshime të rëndësishme, që ndikojnë në jetën dhe të ardhmen tuaj. Këto ndryshime ndikojnë gjithashtu në sferën profesionale: ka diskutime me partnerë dhe bashkëpunëtorë, në lidhje me atë se çfarë është më e mira dhe më e drejta për të bërë. Rekomandimi është të bëni gjërat e duhura, edhe sepse është një ditë me fat.

LUANI

Ata që kanë lindur nën këtë shenjë shpesh nuk i japin shumë rëndësi pyetjes, “nëse gjërat funksionojnë apo jo”: ajo që ka rëndësi për ta, është të ëndërrosh dhe të plotësosh një dëshirë, të realizosh një ide. Dhe ata që janë më të dobët në këtë moment, dhe vazhdojnë të thonë se disa gjëra nuk do të shkojnë mirë, duhet të jenë më pozitivë, të mbajnë këmbët në tokë dhe të përqendrohen. Disa mund të zemërohen nëse një ëndërr vihet në dyshim. Por gjithçka ndryshon deri në verë!

VIRGJERESHA

Ju keni disa planetë të favorshëm, që do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni mundësitë, por edhe të zbuloni anën tjetër të medaljes. Në këto ditë do të zbuloni se keni pasur një person armiqësor në anën tuaj, i cili “shtirej” si mik. Gjatë fundjavës do të rikuperoni terren, por në këtë periudhë jeni shumë të hutuar dhe keni disa dyshime për jetën tuaj, për hapat që duhet të ndërmerren dhe vendimet që duhen marrë.

PESHORJA

Ditë e lodhur dhe nervoze që do ju angazhojë, por nga e cila nuk do të dilni të mundur. Këtë vit do të shihni dy hapësira drite, njëra midis pranverës dhe verës dhe tjetra në dhjetor: do të duhet të jeni të mirë në shfrytëzimin e mundësive. Projektet, programet dhe mundësitë e mëdha do vijnë në muajt e ardhshëm, me një kulm në fund të vitit 2020. Me pak fjalë, ju po rriteni, por kini kujdes që të mos kërkoni gjithçka menjëherë sepse nxitimi mund të jetë i rrezikshëm! Ky vit do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për të lënë mënjanë atë përvojë, që do të jetë e dobishme në të ardhmen.

AKREPI

Në këto ditë duhet të mendoni mirë për kushtet ekonomike të një pune, që ju shqetësojnë: a ia vlen të vazhdoni një projekt apo më mirë ta lini atë? Venusi është në favor të shenjës suaj dhe ju afron me të dashurit, por keni mbërritur në një pikë pa kthim. Kujdes nga tensionet, pothuajse të pazgjidhshme, ose njerëzit që testojnë vazhdimisht gjendjen tuaj shpirtërore. Shmangni teprimet ndërmjet ditës së enjte 23, deri të dielën 26 janar.

SHIGJETARI

Pjesa e dytë e javës funksionon më mirë dhe shpresa është që të jeni më mirë, edhe nga pikëpamja fizike. Sepse ditët midis të hënës dhe të mërkurës kanë qenë mjaft të rënda. Hëna e favorshme midis të premtes dhe të dielës mund të ngrejë lart ndjenjat tuaja. Prandaj mund të ndikoni edhe tek të tjerët me optimizmin tuaj, pasionin dhe emocionin që ju dallojnë. Kujdes në marrrëdhënien me shenjat e Binjakëve dhe Virgjëreshës.

BRICJAPI

Momenti është i veçantë dhe këtë të enjte është Hëna në shenjën tuaj. Jupiteri dhe Saturni janë në hapësirën tuaj zodiakale, Urani dhe Venusi janë të favorshëm. Si pasojë, është pothuajse sikur po shihni pak dritë këto ditë. Ata që kanë filluar një punë të re mund të mbështeten në diçka më shumë, por gjithashtu duhet të kuptojnë aftësitë e tyre. E rëndësishme është që diçka lëviz, kështu që aktivitetet me kohë të pjesshme janë gjithashtu të bukura.

UJORI

Ndodh që ide të shkëlqyera mund të lindin edhe nga kaosi, por këshilla është që të përpiqeni ta organizoni veten më mirë, sepse përndryshe rrezikoni të humbni edhe paratë, por edhe energjinë. Nuk është një kohë e jashtëzakonshme në dashuri, por ata që kanë pasur vështirësi tani mund të përpiqen t’i zgjidhin ato. Hëna do të jetë në shenjë nga e premtja dhe kjo përfshin emocione më të qarta dhe gjithashtu një lloj nervozizmi në parashtrimin e mendimeve tuaja.

PESHQIT

Kur yjet janë të mirë, nuk është e thënë të prisni që të ndodhë diçka, kështu nëse mbylleni në shtëpi është shumë e vështirë të gjeni dashurinë. Venusi, Jupiteri dhe Saturni janë të favorshëm, kështu që ata që tashmë kanë një histori e konfirmojnë atë dhe ata që nuk e kanë duhet të angazhohen me njerëz, të marrin pjesë në festa apo raste sociale, mbase të regjistrohen në një kurs. Këshilla është të mos synoni njerëzit e gabuar. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button