Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e premte, 31 janar 2020

Dashi

Gjatë kësaj fundjave do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, por do të duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos nxitoheni. Shpesh ju ndodh që të bëni zgjedhje më shumë sipërfaqësore, ose të nxitoheni dhe më pas të arrini në përfundime të gabuara. Do të duhet të parandaloni që kjo të ndodhë tani, qoftë edhe për shkak se, kthesa e shumëpritur do të varet pikërisht nga këto zgjedhje që do të bëni. Ju gjithashtu do të duhet të jeni të kujdesshëm për të moderuar fjalët në marrëdhëniet me njerëzit që jetojnë pranë jush.

Demi

Emocionet po rriten në këtë fundjavë, e cila për ju do të jetë padyshim plot surpriza. Do të jetë gjithashtu e mundur të fitoni një sfidë të rëndësishme. Shkurti dhe marsi do të jenë muaj të rëndësishëm veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve personale. Gjithashtu do të duhet të kërkoni pak paqe të mendjes në marrëdhënie. Kohët e fundit ka pasur shumë diskutime dhe kjo jua ka ulur pak humorin. Këshillat e yjeve janë që të mos përpiqeni të rifilloni ato histori, të cilat në fakt kanë mbaruar prej kohësh.

Binjakët

Shumë prej jush janë mërzitur për diçka që ndodhi kohët e fundit, gjë që ju ka rrënuar nga gjendja shpirtërore. Dikush madje ka humbur para në një investim të gabuar, ose ka pësuar dëme. Tani do të duhet të përpiqeni të gjeni një ekuilibër të ri në marrëdhëniet me partnerin tuaj. Para se të flakni një histori të gjatë, është më mirë të prisni javën e parë të muajit tjetër, kur shumë gjëra do të bëhen më të qarta për ju.

Gaforrja

Njerëzit që kanë përjetuar një krizë dashurie prej ca kohësh, mund të përjetojnë një fundjavë gri. Ndoshta është më mirë të përpiqeni të qëndroni pak mënjanë, t’i bëni gjërat me qetësi dhe t’i kushtoheni vetes dhe hobit tuaj, për t’i rikthyer përmbysur mendimet negative. Sidomos ata që janë duke kaluar një marrëdhënie problematike në çift, në shkurt mund të vendosin të presin përfundimisht degët e thata. Në këtë fundjavë do të jetë e përshtatshme që të jeni shumë të kujdesshëm dhe të bëni reflektime të sinqerta.

Luani

Do të jetë një fundjavë që do të kërkojë kujdes në vendimet që merrni. Tani ekziston një dëshirë e fortë tek ju, që të largoni dikë ose t’i gozhdoni për përgjegjësitë e tyre. Nëse veproni me shumë padurim ose jeni shumë të vendosur, rrezikoni të prishni përgjithmonë një marrëdhënie. Para se të merrni ndonjë vendim, është mirë që të mblidhni idetë dhe të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Ju rrezikoni të bëni një gabim, për të cilin mund të pendoheni kur të jetë tepër vonë.

Virgjëresha

Në këtë të premte do të duhet të përpiqeni të jetoni marrëdhëniet në çift, më paqësisht. Jupiteri dhe Saturni në pamje të shkëlqyer mund t’ju çojnë në një sukses të rëndësishëm personal, por vetëm nëse vërtet e dini se si t’ia dilni dhe të keni talentin e duhur. Një horoskop i mirë mund të hapë shtigje të reja dhe t’ju ofrojë mundësi të shkëlqyera, por varet nga ju të dini se si t’i rrokni ato. Yjet ju sjellin një lajm të shkëlqyer, për të zgjidhur një mosmarrëveshje në favorin tuaj.

Peshorja

Në përgjithësi, ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores, duken njerëz të mirë dhe të dashur, por kur ndiejnë presion të fortë rreth tyre, ata mund të lëkunden dhe të veprojnë impulsivisht. Sidomos në muajin shkurt, situata mund të precipitojë, nëse po përjetoni një marrëdhënie të brishtë ose e cila po zvarritet për ca kohë. Nëse po përjetoni dy histori në të njëjtën kohë, mund të vendosni të bëni një zgjedhje përfundimtare, duke vendosur se me kë duhet të qëndroni, dhe kush të largohet një herë e përgjithmonë.

Akrepi

Ju jeni duke kaluar një fazë shumë të diskutueshme të jetës tuaj. Ndoshta presionet që po përjetoni nuk janë të mira për ju, dhe ju bëjnë të nxirrni më të keqen e vetes. Sidomos të shtunën dhe të dielën do të keni Hënën kundër dhe kjo do të shtojë vetëm tensionin, në një fazë tashmë komplekse të jetës tuaj. Ekziston edhe një Venus i favorshëm që ju fton në pajtim edhe nëse ka një trazirë të madhe të brendshme, që çliron idetë tuaja. Mundohuni të bëni zgjedhje pas reflektimit, dhe të shmangni veprimet prej impulsit.

Shigjetari

Këtë fundjavë do të ketë një mënyrë për të gjithë, që të gjejnë qetësinë e duhur. Sidomos në dashuri, për shumë prej jush situata ka qenë shumë e trazuar ditët e kaluara. Në ditët e ardhshme të javës, do të duhet të përpiqeni të kuptoni se cilat janë perspektivat tuaja të vërteta në të ardhmen. Në këtë moment do të jetë e lehtë të ndjeheni konfuzë, por është vetëm një moment kalimtar. Përfitoni nga këto momente për të kuptuar se çfarë dëshironi me të vërtetë dhe cilat shtigje të merrni.

Bricjapi

Edhe nëse horoskopi juaj mbetet shumë pozitiv, është e vërtetë që në këto ditë do të ndjeheni pak të rënë. Ndonjë siklet fizik mund të jenë kthyer që nga e enjtja. Dihet që kyçet dhe shpina janë pikat tuaja të dobëta dhe shpesh ju bezdisin, si dhe ju largojnë dëshirën për të bërë gjëra. Në anën pozitive, Urani, Saturni dhe Jupiteri janë gjithmonë në anën tuaj dhe do t’ju japin mundësinë për të kapërcyer sfidat e rëndësishme, si dhe ta shikoni të ardhmen me besim.

Ujori

Shpesh pendoheni me hidhërim për disa zgjedhje të rëndësishme nga e kaluara. Ndoshta jeni penduar që keni nënshkruar një marrëveshje, një kontratë ose mbase jeni angazhuar seriozisht në dashuri. Kjo ju bën të ndiheni më pak të lirë dhe të mbingarkuar, me presion dhe përgjegjësi. Në këtë moment nuk është e lehtë për ju të pranoni kufizimet e autonomisë suaj. Këto janë ndjesi të përsëritura për Ujorët, të cilët janë gjithmonë njerëz që duan të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk u pëlqen të kushtëzohen. Natyrisht, këto janë ndjesi kalimtare, që nuk duhet t’ju bëjnë të merrni vendime drastike.

Peshqit

Ju nuk do të duhet të gaboni e të nënvlerësoni se çfarë do të ndodhë këtë fundjavë. Do të përfitoni nga mbështetja e shkëlqyer e yjeve. Venusi është në anën tuaj, ashtu si Jupiteri dhe Saturni janë në gjendje të shkëlqyer. Kjo do të favorizojë ata që marrin pjesë në një konkurs, të cilët duhet të kalojnë një provim dhe gjithashtu, ata që presin një përgjigje të rëndësishme. Eshtë padyshim një moment force të madhe për Peshqit, të cilët do të përjetojnë një fundjavë të mrekullueshme. / meb.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close