DASHI
Sot është një ditë e rëndësishme për ju dhe partnerin tuaj. Një rekomandim: mos lini pas dore asnjë lloj detaji, do të bëjë ndryshimin.
DEMI
Ditë që do të shfrytëzohet për të sqaruar idetë në lidhje me një problem pune, të cilin, falë inteligjencës tuaj, do të keni mundësi të zgjidhni.
BINJAKET
Në dashuri ju keni thikën në anën e dorezës dhe e dini mirë këtë. Por mos përfitoni shumë nga partneri juaj. Në horizont ka surpriza për ju.
GAFORRJA
Sot do të jeni veçanërisht të durueshëm. Përfitoni, pra, për të rivendosur rendin midis gjërave që keni lënë pas dore ose i keni injoruar prej një kohe të gjatë.
Luani
Një ditë kushtuar detyrave të vogla që thjesht nuk ju ngacmojnë, por ju e dini mirë që është pjesë e lojës: përvishni mëngët.
VIRGJERESHA
Endërrimi është sot fjala kyçe për ju. Por mos flini shumë mbi dafina dhe përpiquni të zbrisni me këmbë në tokë.
PESHORJA
Mund të jetë dita e duhur për të hapur mendjen për përvoja të reja që kurrë nuk i keni përjetuar. Mundohuni të besoni (dhe të besoni përsëri …).
AKREPI
Teknologjia do t’ju rezervojë disa probleme. Mos harroni se zgjidhja më e mirë është gjithmonë e njëjtë: fikeni dhe rifilloni nga e para. Ashtu si në jetë.
SHIGJETARI
Beqarët janë lodhur duke qenë të tillë. Por mos u shqetësoni: yjet kanë një fat të ndritshëm edhe për ju! Gëzime keni rrugës.
BRICJAPI
Disa nga miqtë tuaj do t’ju habisin duke dalë hapur. Mos lejoni që të rrëmbeheni shumë nga entuziasmi, si ju ndodh zakonisht.
UJORI
Një shëtitje në gjelbërim do t’ju ndihmojë të pastroni mendjen tuaj, të relaksoheni dhe të merrni frymë thellë. Do të keni ulje dhe ngritje në zyrë.
PESHQIT
Sot do të keni një dëshirë të madhe për të përkëdhelur dhe për të ringjallur humorin. Gjithashtu do të gjeni dikë të gatshëm t’i bëjë këto me dashuri. / meb.al