Zodiak Ditor

Parashikimi juaj për ditën E ENJTE, 21 nëntor 2019 nga astrologu Paolo Fox

DASHI

Më në fund Marsi nuk është më në kundërshtim dhe kjo ju ndihmon për të prerë degët e thata, për të eleminuar gjithçka që është e padobishme ose nuk ju intereson më, si në punë ashtu edhe në jetën private. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë ndryshime dhe për të sjellë një zhvillim në disa marrëdhënie të caktuara.

DEMI

Yjet po vendosen në anën tuaj. Ndërkohë keni Hënën në aspekt të shkëlqyeshëm që ju jep vullnet për të rikuperuar atë që keni humbur deri më tani. Shikoni të ardhmen me optimizëm, mos e lini veten të vihet përfund nga ndonjë pengesë, sepse nga tani deri në vitin 2020 do të keni shumë mundësi suksesi. Për momentin ka disa probleme me paratë, por ato do të zgjidhen: ju jeni ndër shenjat më të forta të zodiakut.

BINJAKET

Ditë pakëz në rënie kjo e sotmja, kur ndjeheni të lodhur: përpiquni të mos ulni kokën, sepse më e keqja ka kaluar dhe shumica e problemeve do të tejkalohen brenda muajit tjetër. Si në punë ashtu edhe në jetën private gjërat do fillojnë të shkojnë shumë më mirë.

GAFORRJA

Ju keni arritur në fundin e tunelit: tani mund të dilni nga një lloj izolimi që ju kanë krijuar rrethanat ose që ju vetë donit dhe që zgjati shumë. Por tani është koha të riktheheni sërish në lojë, ju jeni gati të përballeni me jetën me një vetëdije të ndryshme. Kjo vlen edhe për dashurinë, tani ju mund të punoni më shumë se sa në të kaluarën. Mund ta shikoni të ardhmen me një optimizëm më të madh.

LUANI

Një ditë pak nervoze për shkak të Marsit disonant, i cili mund të krijojë probleme sidomos midis të dielës dhe të hënës. Ka probleme me paratë, ju ndoshta duhet të shkurtoni disa kosto, ose të jeni në gjendje të fitoni më shumë. Shumë mirë është dashuria, jepuni pas pasionit, mund të jetoni momente të veçanta.

VIRGJERESHA

Mundohuni të përvishni mëngët: yjet janë në anën tuaj, por ato nuk punojnë në vendin tuaj. Sa i përket punës, kjo është një kohë e mirë për ndryshime, transferime, projekte të reja. Ndërsa për sa i përket dashurisë, këshilla është që të mos e lini pas dore partnerin: kohët e fundit ju keni qenë paksa të munguar.

PESHORJA

Ditë në rënie, kur ndjehet lodhja. Ju ende keni Saturnin kundër që po ju vë në provë, por në të njëjtën kohë ju shtyn që të eleminoni gjithçka që nuk është e nevojshme, për të eleminuar gjërat e panevojshme dhe njerëzit nga jeta juaj. Kjo është ndoshta një rrugë e vështirë dhe e dhimbshme, por në fund të fundit ajo me siguri do të jetë pozitive. Kujdes në dashuri, sepse mund të ketë debate që mund ta tensionojnë marrëdhënien.

AKREPI

Ka ulje dhe ngritje, por në këto ditë ndoshta ju shihni gjërat më negativisht se sa duhet. Ndoshta ka disa probleme për t’u zgjidhur në vendin e punës ose në nivel personal, por përpiquni të mos i zmadhoni gjithçka, përkundrazi përpiquni të kuptoni se çfarë nuk shkon si duhet.

SHIGJETARI

Ditë nervoze dhe në rënie, por nuk duhet të dekurajoheni, është një fazë kalimtare: së shpejti Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të përmirësohen. Problemet që tani duken të pazgjidhshme do të rivlerësohen dhe shikohen me perspektivën e duhur, në mënyrë që të ballafaqoheni me to dhe t’i zgjidhni ato në mënyrën më të mirë. Ka ndryshime në horizont.

BRICJAPI

Këto ditë po përjetoni një fazë tranzicioni, duke pritur për vitin e ri, kur projektet tuaja do të marrin formë. Tani jeni në fazën e planifikimit, programimit. Mundohuni të rregulloni ato që dëshironi të bëni në të ardhmen e afërt, sepse lidhja yjore që do të shfaqet së shpejti do të jetë me të vërtetë e mrekullueshme dhe do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat tuaja.

UJORI

Një ditë pozitive për ndjenjat, si për ata që janë tashmë në çift, ashtu edhe për ata që kërkojnë dashuri. Mundohuni të mos u hidhni në situata shumë të komplikuara, që janë ato që ju pëlqejnë më shumë. Sa i përket punës, mund të ketë disa lajme. Me siguri tani keni nevojë për të gjitha përpjekjet tuaja.

PESHQIT

Sot duhet të përpiqeni të shmangni debatet dhe polemikat, veçanërisht për arsye të parëndësishme. Sa i përket punës, mund të ketë ndryshime, veçanërisht nëse keni bërë të njëjtën gjë me vite të tëra. Por ju duhet të jeni ai që shfrytëzoni rastin për të përcaktuar këtë ndryshim.

 

Leave a Reply

Back to top button