Thenie

“Paratë janë të pavlera, nëse nuk kombinohen me një tru të zgjuar”

Thënie nga autori Napoleon Hill

“Ato që njihen më së shumti si dështime, janë thjesht disfata të përkohshme”.

Çfarëdo gjëje që mendja e një njeriu mund ta konceptojë dhe besojë, mundet ta arrijë”.

“Mbaj në mendje një qëllim të caktuar dhe vëzhgo se si bota do të qëndrojë pranë për të lejuar ta arrishatë qëllim”.

“Frika është një zakon, njësoj si dështimi, ankthi, vetëmohimi, humbja e shpresës dhe dorëzimi. Ti mund t’i eliminosh të gjitha këto zakone negative vetëm me dy fjali: “Unë mundem” dhe “Unë do t’ia dal””.

“Pika fillestare e çdo arritjeje është dëshira. Mbaje këtë gjë të ngulitur në mendje. Një dëshirë e dobët sjell rezultate të dobëta, njësoj si një zjarr i vogël që krijon një ngrohtësi të vogël”.

“Mbaje mendjen të përqëndruar në gjërat që dëshiron në jetë, jo në gjërat që nuk i dëshiron”.

Bota e ka për zakon që i liron hapësirë atij personi që me veprimet e tij, tregon se e di se ku është duke shkuar”.

“Njësoj siç sytë kanë nevojë për dritë për të parë, edhe mendjet tona kanë nevojë për ide në mënyrë që ta arrijnë diçka”.

Paratë, të cilat janë thelbësore për ecurinë e një biznesi, janë të pavlera nëse nuk kombinohen me një tru të zgjuar”.

“Suksesi është i mirë në çdo moshë, por sa më herët ta arrish, aq më gjatë ke për ta shijuar atë”.

Back to top button