“Nuk më intereson që vodhën idenë time. Më intereson që nuk kanë një ide të tyre”.
“Jini të vetëm, ky është sekreti i shpikjes. Jini të vetëm, kjo është mënyra se si lindin idetë”.
“Bota e re duhet të jetë një botë ku të fortët nuk duhet të shfrytëzojnë të dobëtit, ku të këqinjtë nuk duhet të shfrytëzojnë të mirët dhe ku të varfërit nuk do të poshtërohen nga të pasurit. Duhet të jetë bota ku fëmijët intelektualë, të përkushtuar në shkencë dhe më aftësi të veçanta, do t’i shërbejnë komunitetit në mënyrë që jetën ta bëjnë më të thjeshtë dhe më të mirë. Nuk do t’i shërbejnë individëve për t’i pasuruar ata. Kjo botë e re nuk duhet të jetë bota e të shfrytëzuarve, e të varfërve, por bota e njerëzve të lirë dhe e kombeve të barabartë në dinjitet dhe respekt për njerëzit”.
“Nëse urrejtja jote do të shndërrohej në elektricitet, ajo do të mund të ndriçonte gjithë botën”.
“Nëse po kërkon të gjesh sekretet e universit, kërko në termat e energjisë, frekuencës dhe dridhjes”.
“Një ide e re nuk duhet të gjykohet nga rezultatet e saj të menjëhershme”.
“Dhurata e fuqisë mendore vjen nga Zoti, nga Fuqia Hyjnore, dhe nëse ne e përqendrojmë mendjen tonë në këtë të vërtetë, ne vendosemi në linjë me këtë fuqi të madhe. Mamaja më ka mësuar t’i kërkoj gjithë të vërtetat në Bibël”.
“Ditën që shkenca do të nisë të studiojë fenomene jo fizike, do të bëjë më shumë progress në një dekadë, se sa në gjithë shekujt e mëparshëm të ekzistencës së saj”.
“Paratë nuk e përfaqësojnë realisht vlerën që njerëzit u japin. Gjithë lekët e mia unë i kam investuar në eksperimente, me të cilat kamë bërë zbulime të reja për ta bërë jetën njerëzore disi më të lehtë”.
“Nuk kam dështuar. Thjesht kam gjetur 10.000 mënyra, të cilat nuk kanë funksionuar”.