- Largoje nga mendja atë që nuk mundesh ta kontrollosh dot. Realisht fshije nga mendja. Mos thuaj thjesht që do e bësh. Bëje realisht. Merr leksionin, harroje të shkuarën dhe ec përpara.
- Ji i/e sinqertë me veten. Mos u mundo të jesh ndryshe nga çdokush tjetër, thjesht ji vetvetja. Disa aspekte të personalitetit tënd mund të jenë të ngjashme me të të tjerëve, por nuk ka gjë të keqe në këtë aspekt. Ashtu siç do të kesh cilësi të ngjashme, do të kesh edhe cilësi të ndryshme nga të tjerët. Është kombinimi i gjithë karakteristikave që ty të bën unik.
- Pavarësisht sa herë të kanë zhgënjyer, vazhdo të bësh mirë. Me dhënien, nënkuptoj të japësh kohën tënde, dashurinë, vëmendjen, besimin… Çështja është, mos e detyro veten të dalësh nga natyra jote, thjesht se të kanë zhgënjyer. Mundohu të jesh versioni më i mirë i vetes. Ti jeton për veten, jo për të tjerët.
- Të kanë lënduar? Mirë, kjo gjë do të bëjë më të fortë. Askush nuk rritet pa vështirësi dhe pa punë të fortë. Nëse nuk ke kaluar diçka që vërtet të ketë lënduar, dije se do të kalosh. Mos iu shmang rreziqeve. Sa më shumë vështirësi të kalosh, aq më i/e fortë do të bëhesh.
- Duaji të gjithë rreth vetes. Ne të gjithë kemi nevojë për dashuri. Ata që kanë nevojë më shumë, janë ata që e shprehin më pak. Kështu që mos e dëno një person si jo të sjellshëm, apo egoist duke mos i shprehur dashuri. Kjo është ajo, për të cilën ata kanë nevojë më shumë. Duke mos i treguar dashuri mendon se po i ndihmon? Jo. Në këtë mënyrë ti tregon se je i/e pjekur dhe i/e zgjuar.
- Mos u ndje keq për kufijtë që vendos për të mbrojtur vlerat që ke. Mos e tradhëto asnjëherë veten për të kënaqur dikë tjetër. Asnjëherë. Ka shumë ndryshim midis kompromisit dhe lënies mënjanë të vetes. Mos i thuaj “Jo” vetes dhe “Po” dikujt tjetri. Nëse dikujt nuk i pëlqejnë kufijtë që ti vendos, kjo nuk do të thotë se janë kufij të gabuar. Ndoshta ata nuk janë personat e duhur për të të qëndruar afër.
- Zotëroje historinë e jetës tënde. Të gjithë ne krijojmë një histori me jetën tonë. Fillo ta gjykosh vetë jetën tënde, pa ia dhënë të drejtën të tjerëve për ta bërë këtë gjë. Kuptoje dhimbjen, apo lumturinë. Kupto pse kanë ndodhur ose pse po ndodhin. Kjo gjë të përmirëson akoma më shumë për t’i përballuar situatat në jetë.
- Dëgjo. Dëgjo çdo gjë dhe këdo rreth vetes. Jo vetëm fjalët; as vetëm miqtë apo familjarët. Dëgjo botën. Vëzhgo. Lëre mendjen të lundrojë ne oqeanin e kureshtjes dhe të mrekullohet edhe me gjërat e vogla. Kjo gjë të fisnikëron.
- Mos ndje turp për emocionet e tua. Qaj kur ndjen nevojën për të qarë. Qesh shpesh. Ha mirë. Pusho mjaftueshëm. Puno fort, por qetësohu vazhdimisht përpara se të ndjesh lodhje. Fiksohu me kohën që i kushton vetes për të pushuar. Është gjë e mirë të punosh fort, ama trupi ka nevojë edhe për pushim.
2 minutes read