Qeveria kineze ka aprovuar përdorimin e një vaksine eksperimentale të Covid-19 për ushtrinë e vendit.
Vaksina, e njohur si Ad5-nCoV, është zhvilluar nga Instituti i Bioteknologjisë në Pekin pjesë e Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake të qeverisë kineze dhe ndërmarrjes së vaksinave CanSino Biologics.
Në një deklaratë të hënën për Bursën e Hong Kongut, CanSino njoftoi se Komisioni Qendror Ushtarak i Kinës kishte dhënë më 25 qershor “miratimin e nevojshm për vaksinën që të përdoret nga ushtria”. Leja speciale do të zgjasë për një vit dhe do të vlejë vetëm për personelin ushtarak.
Kina ka insistuar në mënyrë të përsëritur që ushtria e saj ka mbetur e pandikuar nga pandemia, me zyrtarët që pretendojnë se Ushtria Popullore (PLA), nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.
Sidoqoftë, vëzhguesit amerikanë kanë hedhur dyshime mbi këto pretendime, duke vërejtur se PLA është një ndër ushtritë më të mëdha në botë, duke e bërë statistikisht të pamundur që personeli i saj nuk ka qenë i ekspozuar ndaj virusit. CNN / bota.al