Kryeqyteti Kinez është përpjekur të përmbajë përhapjen e një shpërthimi të ri që nisi në fillim të këtij muaji nga tregu më i madh i ushqimeve me shumicë.
Testimi masiv ka përfunduar në të gjithë qytetin prej 20 milion banorësh, me banorët të cilët qëndruan në rradhë të gjata për tu testuar.
Autoritetet e Pekinit thanë që ata kishin mbledhur mostra për testet e koronavirusit nga më shumë se 2.29 milion njerëz që nga e shtuna. Aktualisht janë 2,083 stacione testimi që veprojnë në 474 vende testimi të ngritura në të gjithë qytetin, sipas autoriteteve komunale. Që nga shpërthimi i ri, aftësia e testimit të Pekinit është dyfishuar, duke u rritur nga 100,000 në mbi 230,000 teste në ditë, tha të dielën në një konferencë për shtyp, Gao Xiaojun, zëdhënësi i Komisionit të Shëndetit të Pekinit.
Nëse mostrat e marra nga pesë individë kombinohen së bashku dhe testohen në një tub të vetëm – një metodë e njohur si “testimi i pishinës”, Pekini mund të testojë 1 milion njerëz çdo ditë, shtoi Gao. Metoda u miratua në maj në Wuhan, epiqendra origjinale e pandemisë , kur qyteti qendror kinez kreu 6.5 milion teste të koronavirusit në vetëm nëntë ditë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve. CNN / bota.al