Uncategorized

Pekini mbyll tregjet e ushqimit pas infeksioneve të reja të koronavirusit

Vetëm një ditë pasi Pekini njoftoi infeksionin e parë të koronavirusit në gati dy muaj, zyrtarët në kryeqytet thanë të premten se janë raportuar edhe dy raste të tjera, autoritetet morën vendimin për të mbyllur tregjet e shumta të mishit dhe për të shtyrë planet për të rihapur shkollat që ishin planifikuar për ​​javën e ardhshme.

Të dy personat që ishin infektuar kishin qenë kohët e fundit në tregje, sipas mediave shtetërore, por është e paqartë se si ata ishin ekspozuar ndaj virusit. Personat thanë se nuk kishin pasur kontakte me udhëtarë gjatë dy javëve të fundit. Raportet e infeksioneve të reja kanë ngjallur shqetësime për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, duke i bërë jehonë frikës së qeverive të tjera që kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit pasi virusi nuk është qetësuar plotësisht.

Ndërsa shumë qeveri po rihapin gradualisht pjesë të ekonomive të tyre dhe po ulin masat e izolimit, zyrtarët kinezë ende po kërkojnë një mentalitet krize për të parandaluar një valë të dytë. “Derisa të ketë fitore përfundimtare në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, është e nevojshme të ruajmë në çdo momement statusin e kohës së luftës dhe të shikojmë mundësinë e rikthimit të epidemisë,” tha të premten në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë së Pekinit Xu Hejian. Washington  Post / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button