Pepsi mbylli të dielën një fabrikë në Pekin pasi raportoi tetë raste me koronavirus brënda fabrikës, sipas një zëdhënësi të kompanisë.
Dy nga punëtorët e konfirmuar me koronavirus kishin qenë kohët e fundit tek tregu Xinfadi, një treg ushqimor në qendër të shpërthimit të valës së dytë të koronavirusit në kryeqytet.
Zëdhënësi i fabrikës tha se 480 punonjësit e fabrikës që tashmë është mbyllur, së bashku me 87 persona që ishin në kontakt të ngushtë me të infektuarit, janë futur në karantinë dhe janë testuar për koronavirus. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk është testuar pozitiv.
Aktualisht fabrika është vulosur për sterilizim. Në deklaratën e saj, Pepsi tha që asnjë nga fabrikat e saj në Kinë, përfshirë edhe ato në Pekin, nuk kanë raportuar ndonjë rast tjetër me koronavirus. CNN / bota.al