Psikologji

Për çdo femër: “Nëse keni pranë një mashkull të tillë, bëni mirë ta mbash sa më pranë vetes…”

Nëse ke pranë një mashkull të mirë, mbaje afër. Kur them “mashkull të mirë” nuk nënkuptoj një mashkull perfekt, por një mashkull  që mundohet të jetë i tillë. Duhet të jetë punëtor, ta dojë punën dhe të bëjë gjithçka për të të bërë të lumtur. Jo perfekt, por që punon fort për të qenë mashkulli më i mirë.

Një burrë i mirë është ai që nuk të bën asnjëherë të ndihesh e paaftë, që është miku yt më i mirë, tek i cili mund të mbështetesh për gjithçka. Ai mund të bëjë gabime, si kushdo tjetër, ama do të mundohet të mos i përsërisë më ato. Duajë një mashkull të tillë, mbaje pranë, ndihu e lumtur që e ke, pasi meshkuj të tillë vështirë se mund të gjenden.

Ne përmendim shpesh se meshkujt duhet të kujdesen për femrat që kanë pranë, pasi ato mund të largohen lehtësisht, nëse nuk ndihen të dashura nga ai që kanë pranë. E njëjta gjë ndodh edhe me burrat. Edhe ata, kur e ndiejnë se femra që kanë pranë nuk i kushton vëmendjen që meritojnë, largohen prej tyre. Pse mendoni se shumë meshkuj tradhëtojnë? Pikërisht sepse nuk marrin atë çfarë kërkojnë në marrëdhënien ekzistuese.

Ndaj, njësoj sikurse këshillojmë meshkujt të kujdesen për femrën që kanë pranë, edhe femrat duhet të kujdesen për mashkullin që kanë pranë. Ta vlerësojnë dhe të mbajnë sa më pranë vetes, nëse e ndiejnë se është personi i duhur. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, mund të vijë shpejt momenti që do të pendohen për mungesën e vëmendjes dhe kohës së kushtuar ndaj tij. Nuk ka persona të pazëvendësueshëm në jetë, për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm.

Back to top button