Psikologji

Për çdo person që largohet, lër hapësirë brenda vetes që një person tjetër të hyjë…

“Lëri gjërat të thyhen, mjaft u mundove t’i mbash me forcë bashkë. Lëri njerëzit të acarohen nga nervat. Lëri të të kritikojnë, reagimi i tyre nuk ka pse të jetë një problem për ty. Lëri gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe mos u shqetëso për çfarë do të ndodhë më vonë, se ku do të shkosh, se çfarë do të bësh.

Nuk ka rrugë nga të cilat nuk do të mësosh të dalësh. Nuk ka persona që pasi janë lënduar, nuk janë “riparuar”. Çfarë është shkruar se do të ndodhë, do të ndodhë gjithsesi. Çfarë është e shkruar se do të qëndrojë, do të qëndrojë gjithsesi.

Stërmundimi i tepërt nuk është asnjëherë një shenjë e mirë. Sforcimi i tepërt është shenjë e konfliktit me universin. Marrëdhëniet, punët, shtëpitë, miqtë dhe dashuritë e mëdha. Fitoje gjithçka me çdo kusht, por pa u munduar shumë. Qetësohu kur mundesh. Lutu dhe kërce, por lër edhe të rrjedhin gjërat siç duhet të rrjedhin dhe gjethet e thara të bien vetë.

Për çdo person që largohet, lër hapësirë brenda vetes që një person tjetër të hyjë, pasi këto janë ligjet universale. Mos e mendo asnjëherë se nuk ka asgjë të bukur për ty, thjesht lëre të shkojë atë që duhet të largohet prej teje. Vetëm kur rrugëtimi i jetës tënde do të ketë përfundur, vetëm në atë moment do të përfundojnë mundësitë e tua, por deri në atë moment, lëre që gjithçka të rrjedhë natyshëm. Lëri gjërat të vazhdojnë, “let it be” do të thoshin amerikanët”. – Claudia Crispolti

Back to top button