Për përballimin e humbjes:
Dumbledore i kujton Harryt që të jetojë në të tashmen dhe të mos ëndërrojë për një të kaluar që ka ikur, apo një të ardhme se si mund të kish qenë.
“Nuk të bën mirë të jetosh në ëndrra dhe të harrosh të jetosh” – Harry Potter dhe Guri filozofik
Për kurajon:
Kurajo vjen në forma të ndryshme, jo vetëm për të luftuar armiqtë siç e tregojnë Harry, Ron dhe Hermione, por edhe për t’u përballur me miqtë tuaj, siç na e tregon Neville.
“Duhet një trimëri e madhe për të qëndruar përballë armiqve tanë, por po aq shumë kurajo na duhet edhe për të qëndruar përballë miqve tanë” – Harry Potter dhe Guri filozofik
Për vdekjen:
Dumbledore i thotë Harryt se është mençuri të pranosh që jemi vdekatarë dhe të mos kemi frikë nga fundi, por ta shohim atë si një shans për një fillim të ri.
“Për një mendje të mirëorganizuar, vdekja është thjeshtë aventura e ardhshme e bukur” – Harry Potter dhe Guri filozofik
Për zgjedhjet
Ju jeni pasojë e zgjedhjeve që bëni në jetë. Nuk ka rëndësi sa të aftë apo të talentuar jeni, ajo që ju bëni sjell ndryshimin në botë. Ne jemi ata që zgjedhim të bëhemi.
“Janë zgjedhjet tona, harry, që tregojnë se kush jemi në të vërtetë, shumë më tepër se sa aftësitë tonë” – Harry Potter dhe Dhoma e Sekreteve
Për lumturinë
Lumturia është e brendshme. Eshtë një zgjedhje dhe lumturia që zgjat vjen nga brenda nesh, dhe jo nga rrethanat e jashtme. Të gjithë e kemi brenda nesh dhe kështu gjejmë shpresë edhe në kulmin e dëshpërimit.
“Lumturia mund të gjendet edhe në kohët më të errëta, thjeshtë duhet të mbajmë mend që të ndezim dritën” – Harry Potter dhe I Burgosuri i Azkabanit
Për karakterin:
Vepro me të tjerët ashtu si do të doje që të tjerët të vepronin me ty. Eshtë e rëndësishme të trajtosh me mirësi të gjithë njerëzit, siç e thekson edhe Sirius Black.
“Nëse dëshiron të dish se si është një njeri, shiko mirë se si trajton ata që ka më poshtë, dhe jo të barabartët”. – Harry potter dhe Kupa e Zjarrtë
Për marrjen e vendimeve të duhura:
Kur përballemi me probleme, është e kollajtë të ndjekim rrugën më të lehtë, por kjo mund të mos jetë gjithmonë e duhura.
“Para nesh kemi kohë të errëta dhe të vështira. Shumë shpejt do të përballemi me zgjedhjen, mes asaj që është e drejtë, dhe asaj që është e lehtë” – Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë
Mbi të qënit të ndjeshëm
Jini të ndjeshëm me të tjerët dhe vëreni veten në pozitën e tyre, për të vlerësuar këndvështrimin e tyre.
“Thjeshtë fakti që ti ke madhësinë emocionale të një luge çaji, nuk do të thotë që e kemi të gjithë” – Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit
Mbi pranimin dhe kuptimin e vetes sonë
Të gjithë përjetojmë mendime, emocione dhe ndjesi negative dhe pozitive. Por të gjithë kemi një zgjedhje që të mos përmbytemi prej tyre, duke marrë vendime të pavarura se si të veprojmë si duhet.
“Të gjithë kemi dritë dhe errësirë brenda nesh. Ajo që ka rëndësi është pjesa mbi të cilën vendosim të bazohemi kur veprojmë. Kjo është ajo që jemi në të vërtetë” – Harry Poter dhe Urdhëri i Feniksit
Mbi të qënit njerëzorë dhe të kuptuarit e fuqisë së dhimbjes
Po të mos kishim probleme, nuk do të vlerësonim dot gjërat e mira në jetë. Dhimbja, humbja dhe dështimi janë të pashmangshme në jetë dhe sjellin perspektivë, qartësi dhe janë një katalizator për ndryshime pozitive, nëse i lejoni.
“Harry, fakti që vuan kështu do të thotë që je ende njeri! Kjo dhimbje është pjesë e të qënit njeri… fakti që mund të ndjesh dhembje të tillë, është forca jote më e madhe” – Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit
Për karma-n
Gjithçka do të shkojë drejt më të mirës, edhe pse nuk është tamam siç e prisnim.
“Gjërat që humbasin kanë një mënyrë që të rikthehen tek ne në fund, edhe pse jo ashtu si e presim” – Harry Potter dhe Urdhëri i Feniksit
Për frikën nga vdekja
Eshtë mungesa e njohurive dhe eksperiencës që na bën të kemi frikë nga vdekja dhe errësira, ashtu sikurse një fëmijë ka frikë nga hijet, por kur rritet kupton më shumë dhe nuk ka më frikë.
“Eshtë e panjohura nga e cila kemi frikë kur shohim vdekjen dhe errësirën, asgjë më shumë” – Harry Potter and the Half-Blood Prince
Mbi realitetin dhe mendjen:
Realiteti është një iluzion. Çdo gjë që përjetojmë në botë është reflektim i mendjes sonë. Kështu që perceptimi ynë ngjyroset prej mënyrës si jemi formuar së brendshmi, dhe prandaj njerëzit shpesh ishohin të njëjtat gjëra, ndryshe. Kjo është thënia e preferuar e autores së Harry potter, nga seria.
“Sigurisht që po ndodh brenda mendjes tënde, Harry, po përse vallë kjo duhet të nënkuptojë që nuk është reale?” – Harry Potter and the Deathly Hallows
Për përdorimin e fjalëve me mençuri
Fjalët mund të lëndojnë ose shërojnë, kështu që zgjidhi me kujdes. Mendo para se të flasësh.
“Fjalët, sipas mendimit tim jo dhe aq modest, janë forma më e pashtershme e magjisë që ne kemi, në gjendje që edhe të shkaktojnë lëndime, por edhe të shërojnë” – Harry Potter and the Deathly Hallows
Për dashurinë:
Dashuria e vërtetë është e pakushtëzuar dhe e përjetshme.
“Pas gjithë kësaj kohe?”
“Gjithmonë”, tha Snape – Harry Potter and the Deathly Hallows
Fundi i epikës
Kjo thënie nuk është nxjerrë nga seria, por është thënë nga autorja JK Rowling në premierën e filmit të fundit. Ishte mënyra e përsosur për t’u thënë mirupafshim fansave të Potterit, që ishin të mërzitur tek shihnin të merrte fund fëmijëria e tyre me fundin e serisë. Shumë njerëz janë rritur me këta libra dhe filma. Megjithatë ata do të mbeten brenda tyre përgjithmonë.
“Asnjë histori nuk jeton, nëse dikush nuk do që ta dëgjojë. Historitë që duam më shumë jetojnë brenda nesh përgjithmonë. Kështu që, nëse vini sërish me faqe librash apo në ekranin e madhe, Hogwartët gjithmonë do të jenë aty duke ju mirëpritur” – J.K. Rowling