Letersi

Për kë e shkroi Noli elegjinë “Syrgjyn-Vdekur”?

Noli u lind më 6 janar 1882 në İbriktepe (turqisht për Qytezë), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.

Pasi zbarkoi në Bari me ftesë të Duçes, u zhvendos në Vjenë pasi Italia lidhi marrëveshjet me Shqipërinë.

Pas vrasjes së kolegut Luigj Gurakuqi në Bari, i kushton elegjinë “Syrgjyn vdekur” në shkurt të 1926-s, Berlin. Ndërsa vrasjes së mikut  te tij, Bajram Currit, i kushtoi  elegjinë “Shpell’e Dragobisë”.

Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington.

Pas mbarimit te afatit të vizës, gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll më 1932. Po kete vit, me ndihmën e pasuesve të tij, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm. Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria, me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu. Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën. Në vitin 1935 Noli iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme – muzikës – dhe në moshën pesëdhjetetrevjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të New England, në Boston, nga i cili u diplomua më 1938.

Syrgjyn – vdekur

Neno moj, mbaj zi per vllane,
Me tre plumba na i rane,
Na e vran e na e shane,
Na i  thane trathetor.

Se te deshte dhe s’te deshnin,
Se te qante kur te qeshnin,
Se te veshte kur te c’veshnin,
Neno moj, te ra deshmor.

Neno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a permbysne djalin
Qe me Ismail Qemalin
Ngriti flamurin trimeror.

Neno moj, m’a qaj ne Vlore
Ku te dha liri, kurore,
Shpirt i bardhe si debore;
Ti s’i dhe as varr per hor.

Neno moj, c’eshte perpjekur
Goje-mjalt e zemer-hekur,
Syrgjyn gjall e syrgjyn vdekur,
Ky vigan liberator./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button