“Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë, kur e humbasim”.
“Pas beteje të gjithë bëhen trima”.
“Zëri i të vobektit, qoftë i bukur e i drejtë, nuk lë mbresë pranë atij të pasanikut. Është si kënga e fyellit që mposhtet nga krismat e daulles”.
“Shtëpi do të thotë grua”.
“Shtëpia e mendjemadhit zakonisht është bosh”.
“Të gjithë janë gati të ndajnë sukseset e dikujt, asnjëri fatkeqësitë e të tjerëve”.
“Sado lart të fluturojë zogu s’bëhet fajkua”.
“Paraja është shpata që ndan miqtë e pandarë”.
“Për njeriun e mire, e gjithë bota është miqësore”.
“Të hash dhe të mos lëvizësh, shëndoshesh, kurse të hash dhe të lëvizësh, forcohesh dhe kalitesh”.