Analiza

PER TE SHPETUAR PLANETIN / E ardhmja është (ende) bërthamore

berthamore

Christina Back, shkencëtare

Burimi më i madh i energjisë së pastër, të qëndrueshme dhe të besueshme që kemi në dispozicion, mbetet ajo bërthamore. Por për të luajtur një rol më të madh në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe ndotjes së ajrit, reaktorët e ardhshëm të përparuar, duhet të adresojnë katër sfida kryesore:Ata duhet të jenë më të sigurtë, të prodhojnë më pak mbeturina radioaktive, të paraqesin një rrezik më të ulët të përhapjes së armëve, dhe të jenë më pak të shtrenjtë.

“General Atomics” ka ndërtuar një reaktor të ri, i projektuar për të plotësuar secilën nga këto shqetësime, i quajtur Moduli i Shumëzuesit të Energjisë. Për të rritur sigurinë, ai përdor materiale qeramike që kanë rrezatim rezistent dhe të afta për t’i mbijetuar temperaturave më shumë se dy here më të larta, sesa mund të përballojnë shufrat aktuale të karburantit. Më e rëndësishmja, këto materiale të reja ftohen me gaz inert, që do të thotë se një shpërthim si ai i Fukushimas, i shkaktuar nga shperthimi i gazit hidrogjen, nuk mund të ndodhë.

Ndërkohë ky reaktor përdor lëndë djegëse më efikase, duke prodhuar 80 për qind më pak mbeturina. Dhe thjesht duhet të hapet dhe rimbushet çdo 30 vjet, në krahasim me çdo 18 muaj për centralet e tanishme. Kjo nënkupton një qasje më të kufiuar tek lëndët djegëse, më pak lëndë djegëse në qarkullim dhe një rrezik më të vogël të devijimit, përballë përdorimeve të paligjshme.

Së fundmi, për të adresuar konkurrencën ekonomike, ky lloj i ri reaktori prodhon 60 përqind më shumë energji elektrike nga e njëjta sasi atomike. Përveç kësaj, pjesët e modulit mund të transportohen me kamion, duke e përgjysmuar kohën e ndërtimit. Dhe kjo mund të punojë me uranium, torium apo edhe  lëndë djegëse bërthamore të përdorura më parë. Kjo do të thotë kosto më të ulëta të ndërtimit dhe energji më të lirë./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button