Cdo vend ka mafian e vet. Në Japoni, ku bandat janë rregullisht të rregjistruara dhe bosët kanë një kartëvizitë e udhëtojnë me tren, është e lehtë ta takosh. Pak më pak e lehtë ta luftosh. Yakuza në Japoni është e kudondodhur: nga Parlamenti, ku sipas mafiologut Kenji Ino të paktën një e treta e deputetëve zgjidhet dhe ka marrëdhënie të ngushta me bandat, deri në botën e argëtimit, të prokurimeve publikë, të tregtisë, dhe botës së financës
Shinjuku është një prej lagjeve non-stop të Tokios. Më e gjallërishmja, më përfaqësuesja e metropolit më të shtrenjtë, më eficient, më të sigurtë, por edhe më të korruptuar të botës. Miliona kartëmonedha kalojnë dorë më dorë të mbështjella me shallë shumëngjyrësh (të famshmit furoshiki), komisione, tangentesh, ndërkohë që miliona vetë hyjnë e dalin, ditën, nga stacionet e ndryshëm të metrosë. Natën në Shinjuku qëndrojnë, apo vijnë posacërisht, për të ushqyer tregun shumëngjyrësh “të shëndetit”, domethënë botën e prostitucionit dhe të bakutos, perandoria e lojërave dhe basteve klandestinë. Dy zëra të rëndësishëm, sigurisht jo të vetmit në megafaturën (mes 2 dhe 5 mijë miliardë dollarë, sipas vlerësimeve dhe sektorëve që përfshihen) nga mafia më e pasur, më e fuqishme dhe “transparente” e botës: yakuza. Një perandori brenda perandorisë. Ku gjithcka lulëzon larg nga sytë përgjues dhe kur del në sipërfaqe shfaqet e palëvizshme në harmoninë e vet.
Cdo vend ka mafian e vet. Në Japoni, ku bandat janë rregullisht të rregjistruara dhe bosët kanë një kartëvizitë e udhëtojnë me tren, është e lehtë ta takosh. Pak më pak e lehtë ta luftosh. Yakuza në Japoni është e kudondodhur: nga Parlamenti, ku sipas mafiologut Kenji Ino të paktën një e treta e deputetëve zgjidhet dhe ka marrëdhënie të ngushta me bandat, deri në botën e argëtimit, të prokurimeve publikë, të tregtisë, dhe kohët e fundit të botës së financës. Për të mos folur pastaj për “sektorët” më tradicionalë: zhvatjet, fajdet, kthimin e kredive, prostitucionin, botën e basteve të ligjshëm dhe, natyrisht, të paligjshëm.
“Yakuza është pjesë e historisë sonë”, thotë Manabu Miyazaki, bir i një bosi që është tërhequr në jetën private dhe autor i një biografie iluminuese “toppamono” (I jashtëligjshmi). “Tamam si mafia për italianët”, vazhdon, “dhe në fakt ne kemi të njëjtët probleme”.
Në katin e fundit të një ndërtese të Kabukichio, zona më e “gjallë” e Shinjukut, ndodhet një restorant kinez. Në mure portrete të Maos, Tenit, dhe të udhëheqësve të rinj, që nga Hu Jintao tek Xi Jinping, që sapo e ka zëvendsuar. Por edhe të Vuer kaishi, një prej udhëheqësve të revoltës së Tienanmenit, i kërkuari numër një prej autoriteteve kineze, sot në mërgim në Taivan dhe të cilin pronari thotë se e ka një mik personal. Në një sallë të vogël brenda restorantit, e mbrojtur vetëm nga një copë stofi, një kamerier u kërkon dy klientëve që të zhvendosen. Nevojitet e gjithë salla. Dhjetëra persona, me pamje dhe theks të pangatërrueshëm, hyjnë në lokal dhe mbushin sallën e vogël. Fillojnë të hanë, të pijnë, të flasin me zë të lartë. Gjë që japonezët nuk e bëjnë asnjëherë.
Në fakt janë “chairen”, mafiozë kinezë “vendas”, të lindur dhe të rritur në Japoni. Por që ruajnë marrëdhënie të forta me atdheun e tyre dhe që tashmë këtu, në këtë vend që për tre shekuj ka qenë territor i paprekshëm i yakuzës, janë shndërruar në padronë. E gjitha pa bërë “zhurmë”: ndonjë grindje herë pas here, por as edhe një i vdekur.
Brenda disa dhjetëra vitesh, kanë ndryshuar strukturën e krimit më të organizuar dhe të rregullt të planetit. Pronari i lokalit është një prej tyre. E quajnë Li dhe është pikërisht në lokalin e tij që, 8 vjet më parë, u firmos një marrëveshje historike mes Sumiyoshi-kai, “banda” e dytë e vendit, hegjemone në Tokio, dhe chairen-ët, “pararojat” e para të improvizuara kineze të krimit. Grupe vandalësh me motorrë që argëtoheshin duke bërë rrëmujë dhe trembur tregtarët dhe banorët. Tregtarët, por jo të gjithë, thërrisnin yakuzën për t’i mbrojtur. Por të tjerët nuk donin t’ia dinin. Dikujt (pronari i lokalit ku jemi mysafirë) i erdhi ideja që të realizojë një marrëveshje. Dhe funksionoi.
Yakuzat azhornonin kinezët për vendet që nuk duhej të preknin, në përpjekje për t’i ndalur, ndërkohë që këta veprponin edhe më fort. Por vetëm dëmtime, asnjëherë dhunë ndaj personave. Brenda vetëm pak vitesh faturën përfunduan duke e paguar të gjithë dhe tashmë në lagje jetojnë të gjithë në paqe dhe qetësi. Në këtë “pax mafiosa” marrin pjesë edhe koreanët, padronë të padiskutueshëm të biznesit të madh të pachinkos, një lloj loje vertikale që nxjerr – dhe thith – mijëra sfera të vogla plumbi, që në rast fitoresh të rralla mund të konvertohen në para (më shumë se 20 mijë pika në të gjithë vendin, me një të ardhur zyrtare prej 300 miliardë dollarësh, katër herë më shumë se sa eksporti i brendshëm i autoveturave) dhe policia, pa dashamirësinë – për të mos thënë bashkëpunimin – e të cilës nuk do të mund të funksiononte. “Jemi kuptuar menjëherë”, shpjegon Li pa e patur shumë problem, “pikërisht në një kohë që qeveritë tona respektive shihen vëngër mes tyre, ne kemi rënë dakord me njëri-tjetrin: lufta nuk i pëlqen askujt dhe ajo nuk të lë që të fitosh para. Më mirë të ndajmë detyrat, të bashkëpunojmë dhe të rrisim fitimet së bashku”.
Arsyetimi nuk mund të jetë më i mirë: Kabukicho ka përqindjen më të lartë të bordellove, koroshi-bakove (kazino klandestine ku mblidhen të pasurit e papërvojë) dhe të shpërndarësve të drogës për metër katror, në botë. Popullariteti i saj, edhe në kohë krize reziston sepse gjithcka është e organizuar, e “vajisur” dhe e sigurtë. Një pax mafiosa që përvec japonezëve, kinezëve dhe koreanëve bashkon dhe sjell pasurim edhe për minoranca të tjera që janë gjithësesi më pak të organizuara: izraelitë, brazilianë, nigerianë, iranianë.
Pax mafiosa, që përfshin banda, institucione, financën e lartë, “përdoruesit finalë” është e garantuar, aktualisht, nga një “kupolë” transparente në qendër të së cilës është Tsukasa Shinobu, kumbari i gjashtë i Yamaguchi-gumi, banda më e fuqishme në vend, me më shumë se 7 mijë anëtarë “fiksë” dhe 20 mijë të tjerë që hyjnë dhe dalin në varësi të tregut. Ai ka dalë dy vjet më parë nga burgu ku qëndroi për gjashtë vite – e pabesueshme por e vërtetë – për armëmbajtje pa leje të të tjerëve. E vërtetë, sepse mes ligjeve të ndryshëm të miratuar në vitet nëntëdhjetë nga qeveria dhe që vetëm sa e kanë zbehur pak pushtetin e yakuzës, është një që përcakton jo vetëm përgjegjësinë civile të bosit të një bande (që në Japoni janë të ligjshme: policia ka në librin e saj të bardhë 22 të serisë A dhe 51 të tjera të Serisë B) për dëmet e shkaktuar prej “vartësve” të tij (mafiozët në Japoni thirren rregullisht) por edhe atë penale. E gjithë kjo në një vend ku nuk ekziston krimi për lidhje me keqbërës dhe aq më pak “stampa mafioz”, përgjimet nuk lejohen përvecse në raste të jashtëzakonshëm dhe ku nuk ekziston një program imuniteti dhe mbrojtjeje për “të penduar” eventualë.
Nëse shton këtu edhe faktin që në Japoni vlen fshehtësia e veprimit penal atëherë kupton përse, pavarësisht imazhit të eficiencës (98 përqind e proceseve penalë përfundojnë me një dënim), lufta kundër krimit të organizuar është më shumë formale se sa substanciale.
Në vitin 2012, nga 22 mijë arrestime, vetëm 67 përqind e të akuzuarve kaluan më pas për gjykim (20 vjet më parë ishte 88 përqind) dhe për krime të vegjël: prishje e qetësisë publike, plagosje personi, ngarje makine në gjendje të dehur. Prej këtu edhe dënimi i Tsukasas, që në atë kohë pranoi jo vetëm që kishte blerë dy pistoleta (Beretta, që në Japoni janë më të kërkuarat dhe që në treg vlejnë më shumë se dhjetë mijë euro njëra) por edhe që ua kish dhënë vartësve të tij. Një samuraj i vërtetë. I pritur si hero me daljen nga burgu. Por shumë tip i përulur: asnjë helikopter, makinë të blinduar, apo shoqërues të dhunshëm. Për t’u kthyer në shtëpi, nga burgu, preferoi të marrë trenin, ashtu si njerëzit e zakonshëm, duke përshëndetur njerëzit, i rrethuar nga roja të armatosur.
Grindjet e bandave në Japoni nuk krijojnë alarm social. Përkundrazi. Një takim i “kupolës” – që mblidhet cdo muaj në Kobe – përballet dhe zgjidh problemet që dalin me një efikasitet të lartë. Statistikat nacionale flasin qartë. Mafia japoneze ka shkaktuar, në 10 vitet e fundit, vetëm 32 të vdekur. Vetëm një vitin që kaloi, asnjë, deri tani, për këtë vit.
Kumbari
Kumbari (The Godfather) i Yamaguchi-gumit te Gjashte quhet Kumicho. Kumicho i parë ishte Harukichi Yamaguchi, i cili sundoi nga 1915-1935. Bosi aktual është Kenichi Shinoda. Shinoda është një nga burrat më të fuqishëm dhe të rrezikshëm në Japoni. Ai fitoi kontrollin e sindikatës në vitin 2005 pas daljes në pension Watanabe don Yoshinori. Nën sundimin e Shinoda-së, Sixth Yamaguchi-gumi ka zgjeruar dhe u vendos në disa zona të Tokios që tradicionalisht nuk kane qene terren i tyre. Ai eshte është i njohur për paraqitjet publike. Kenichi Shinoda, gjithe jetën e tij ka qenë brenda dhe jashtë burgut. Në fillim të viteve 1970, ai u dënua për vrasjen e një bosi rival bandës ne Katana, dhe kaloi 13 vjet në burg. Në vitin 2005, vetëm katër muaj pasi u emërua kumicho, Shinoda filloi duke vuajtur një dënim gjashtë vjet burg për posedim armësh. Ai u lirua më 9 prill, 2011 dhe rimori kontrollin personal të sindikatës se krimit. Ndërsa në burg, Sixth Yamaguchi-gumi ishte e drejtuar nga Kiyoshi Takayama. Takayama quhej “Katame e Nagoya” ose thjesht “Katame” do të thotë “një sy”, sepse ai ka një sy të mbyllur. Në fillim të 2012, atij i erdhi njoftimi nga Thesari Amerikan se do të ngrijne pasuritë e Kiyoshi Takayama. Gazetarët e quajtën masën “një shuplakë në fytyrë ndaj qeverisë japoneze” qe mban një qëndrim të butë ndaj krimit të organizuar. Që nga tërmeti i vitit 2011, Japonia ka parë një rritje të aktivitetit të krimit të organizuar.
YAKUZA
SFONDI: Duke patur lidhje të ngushta me shumë politikanë dhe grupe të krahut të djathtë, sindikatat japoneze të krimit mund të operojnë pa patur shumë frikë nga ligji.
AKTORET KRYESORE: Grupi më i madh Jakuza është Yamaguchi-gumi, 39 mijë anëtarët e të cilit zënë afro gjysmën e gjithë gangsterëve japonezë. Me qendër në Kobe, grupi është rritur me shpejtësi përmes përvetësimeve me stil korporatash. Kumbari aktual, Keniki Shinoda e drejtonte që nga qelia perandorinë kriminale deri kur u lirua. Kjo është burgosja e dytë e tij; në vitet shtatëdhjetë, ai u burgos pasi preu thela-thela një rival me shpatën e tij.
KARAKTERISTIKAT: Publiciteti dhe stili. Yakuzat janë sindikatat më të hapura të krimit, me zyra qendrore, pllaka me emrat tek dera dhe kartëvizita. Kostume të shtrenjtë, tatuazhe tigrash dhe gishtërinj të munguar (u priten si ndëshkim kur dështojnë) formojnë një imazh romantik publik. Ndërkohë, veprimet humanitare si dhe shmangia e viktimave në civilë bëjnë që publiku të injorojë dhunën e grupit.
KU SHKOJNE: Konflikt me autoritetet. Shumë vrasje të nivelit të lartë të ndodhura kohët e fundit mund të sjellin fundin e qasjes tolerante të qeverisë – dhe policia po shton tani 10 000 oficerë për t’iu kundërvënë bandave. Ndërkohë, zgjerimi i Jamaguçi-gumi në Tokio po provokon rezistencë nga rivalët dhe mund të shkaktojë një luftë të përgjakshme. /IL FATTO/
Pershtati: BOTA.AL