Ne jetojmë në një botë që është e dominuar nga kompjuterat. Ju jeni duke e lexuar këtë listë pikërisht në një kompjuter! Është e vetëkuptueshme që kompjuterat janë një nga shpikjet më të rëndësishme të shekullit XX-të, por ju mund të habiteni kur të mësoni se kompjuterat në thelbin e tyre e kanë fillesën tek fusha e mathematikës. Matematikani (dhe gjithashtu thyesi i kodit gjerman të Luftës së Dytë Botërore) Alan Turing, zhvilloi një objekt teorik që u quajt Makina Turing.
Një Makinë Turing është si një kompjuter themelor:përdor një varg të pafundëm shirit kasete dhe 3 simbole (le të themi 0, 1, dhe bosh), dhe pastaj vepron duke dhënë një sërë udhëzimesh. Këto mund të jenë për të ndryshuar një 0 për një 1 dhe për të shkuar në një hapësirë në të majtë, apo për të mbushur një pjesë bosh dhe për të shkuar një hapësirë në të djathtë.
Në këtë mënyrë një Makinë Turing mund të përdoret për të kryer ndonjë funksion të mirëpërcaktuar. Turing vazhdoi me përshkrimin e një Makinerie të Kthesës Universale, e cila është një Makinë Turing që mund të imitojë çdo lloj makinerie të tillë me çfarëdolloj inputi. Ky është në thelb koncepti i një kompjuteri që e ruan programin. Duke mos përdorur asgjë tjetër, veç matematikës dhe logjikës, Turingu krijoi fushën e shkencës së llogaritjes, para të ishte e mundur që teknologjia të ndërtonte një komputer./bota.al