Kjo teoremë u zbulua fillimisht në vitin 1852 nga Frensis Gutrie, i cili asokohe ishte duke u përpjekur të ngjyroste në një hartë të gjitha qarqet e Anglisë (kjo para se të shpikej interneti, qe një punë që kërkonte goxha mund). Ai zbuloi diçka interesante – kishte thjesht nevojë për një maksimum prej katër ngjyrash për të siguruar që asnjë qark të mos kufizohej me të tjerët me një ngjyrë të njëjtë. Gutrie pyeti veten nëse kjo ishte apo jo e vërtetë për çdo hartë, dhe çështja u shndërrua në një kuriozitet matematikor që mbeti i pazgjidhur për vite më rradhë.
Në vitin 1976 (më shumë se një shekull më vonë), ky problem u zgjidh përfundimisht nga Kenet Epël dhe Volfgang Haken. Prova që ata zbuluan qe mjaft komplekse dhe e mbështetur pjesërisht në një kompjuter, por ajo theksonte se në çdo hartë politike (të themi atë të shteteve) janë të nevojshme vetëm 4 ngjyra për të ngjyrosur sipërfaqen e secilit shtet individual, në mënyrë që asnjë shtetet të mos kufizohet me shtetet që kanë të njëjtën ngjyrë në hartë./bota.al