Presidenti Trump ka mbrojtur në mënyrë të fuqishme strategjinë e administratës së tij, duke argumentuar se ndërmori një veprim të shpejtë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes në SH.B.A.
Aktualisht, ka më shumë se 577,000 raste dhe 23,000 vdekje nga epidemia e koronavirusit në SH.B.A, numri më i lartë deri më tani.
Pra, çfarë ka bërë qeveria e SHBA si duhet, dhe çfarë ka bërë gabim?
Gabimet:
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) çuan teste të gabuara tek laboratorët shtetëror, duke vonuar përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mjekët dhe spitalet në të gjithë vendin u ankuan për mungesat e furnizimit mjekësor
Mesazhet kanë qenë jo konsistente, Presidenti Trump ka lëshuar këshilla të ndryshme për zyrtarët e tij të lartë shëndetësorë.
Sukseset:
Kongresi amerikan miratoi një faturë prej $ 2 tn (1.5tn), për të ndihmuar amerikanët që nuk kishin mundësi për të përballuar pandeminë
Kompanitë farmaceutike dhe mjekësore në SHBA kanë udhëhequr hulumtimin për trajtimet mjeksësore dhe një vaksinë.
Shumica e drejtuesve të shtetit kanë ndërmarrë veprime vendimtare për të trajtuar koronavirusin, duke theksuar përfitimet nga sistemit federal të SHBA.
BBC/bota.al