Motivuese

Përpara se të flesh gjumë, bën mirë ta lexosh këtë material…

Ti do të vdesësh me ëndrra të parealizuara, nëse e lejon veten të rrish brenda zonës tënde të rehatisë dhe të mos kërkosh ndryshime nga vetja. Kam një pyetje për ty dhe dua të jesh i/e sinqertë me veten: “Për sa kohë ke qëndruar në atë rehatinë tënde pa u përpjekur të bësh ndonjë ndryshim për mirë për veten tënde?”. 6 muaj, një vit, katër vite, apo dhjetë vite…?

Nëse nuk je i/e kënaqur me jetën që bën, ka vetëm një mënyrë që mund ta ndryshosh atë. Forco vullnetin tënd dhe mënyra se si mund ta bësh këtë gjë, është të bësh gjërat që nuk do t’i bësh. Jeta është e vështirë, por suksesi është akoma më i vështirë. Ndryshimi i vetëm midis një personi të suksesshëm dhe një personi jo të suksesshëm,është se personi i suksesshëm e ka kalitur vullnetin e tij për të bërë edhe gjërat që nuk do t’i bëjë.

Vullneti i kujtdo nga ne është si një muskul. Nëse ke kohë pa shkuar në një palestër, do ta kesh të pamundur të ngresh aq pesha sa më parë. Ndërkohë për ta rritur e për ta forcuar atë muskul, nuk mundesh thjesht të ngresh të njëjtën peshë për një kohë të gjatë. Duhet të bësh progres dhe të provosh me pesha më të mëdha, sepse muskujt forcohen në kushtet e një tensioni më të madh. E njëjta gjë ndodh edhe me vullnetin. Duhet ta shtyesh veten të dalësh nga rehatia jote dhe të bësh gjërat që nuk do t’i bësh.

Mendoni se Kobe Bryant donte të zgjohesh çdo ditë në orën 4 të mëngjesit e të shkonte në palestër që kur ishte 14 vjeç? Absolutisht jo, por mendoni pak se ku ka arritur ai tani. Ndoshta ty nuk të duhet të zgjohesh që në orën 4 të mëngjesit, por përpiqu të zgjohesh një orë më parë nga zakonisht dhe do ta shohësh se si do të ndryshojë jeta jote.

Duhet të dalësh ndonjëherë edhe kundër vetes tënde. Të gjithë e dimë se sa të vështirë e kemi për t’u zgjuar menjëherë në momentin që bie alarmi i zgjimit. Një zë në mendjen tonë na thotë të flemë sërish, pasi dita ka plot orë të tjera për t’i shfrytëzuar. Nuk është kaq e thjeshtë. Orët fluturojnë dhe ato orë që mund të të tepronin, mund t’i përdorje për të bërë një punë që doje ta bëje të nesërmen. Progreso çdo ditë. Mos e dëgjo zërin brenda vetes që të shtyn të parazitosh. Një proverbë arabe thotë: “Nëse nuk ke një armik brenda vetes, asnjë armik i jashtëm nuk mundet të të lëndojë”.

Mos i shiko sfidat e tua si një përballje me të tjerët, pasi kjo do të të bëjë të justifikohesh dhe të luash rolin e viktimës. Në këtë mënyrë nuk ke për të ecur kurrë përpara në jetë. Shikoji sfidat si një përballje me veten tënde. Vetëm kështu do të mund të korrësh sukses. Shtyje veten për të bërë edhe gjërat që nuk do t’i bësh, por që do të të ndihmonin të arrije drejt synimeve të tua. Përpiqu të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde. Nëse një gjë të tillë e bën përditë, do të vijë një ditë kur do të zgjohesh dhe do të kuptosh se sa shumë ke arritur vetëm nga disiplinimi i vetes tënde.

Leave a Reply

Back to top button