Motivuese

Përpara se të shkosh në punë, bën mirë ta lexosh këtë material…

Ne jemi rritur me mesimet se duhet të ndjekim më të rriturit dhe t’i dëgjojmë ata. Gjithçka fillon me sistemin tonë arsimor. Ne marrim një fëmijë me imagjinatë të zhvilluar, të aftë për të krijuar gjëra të bukura dhe e vendosim brenda “një kutie” duke i thënë: “Ti duhet të ulesh e të mësosh, pasi duhet të marrësh nota sa më të larta”. E njëjta histori vazhdon deri në fund të universitetit, duke shpresuar se po të dalësh mirë me notat, do të kesh mundësi të gjesh një vend të mirë pune.

E zëmë se e fiton të drejtën të punosh në një vend pune me prestigj dhe mendon se ke arritur suksesin. Jo, nuk është e vërtetë. Duhet të punosh fort për ta mbajtur atë punë dhe për të kapur sa më shumë bonuse lidhur me pagesat, pasi kërkesat për gjëra të reja do të shtohen muaj pas muaji. Koha fluturon dhe sheh se ke arritur tek të 40-tat duke menduar se çdo ngritje posti në karrierë të ka afruar drejt suksesit. Ndoshta po, por ke humbur tashmë rreth gjysmen e jetës tënde duke u përpjekur të kesh sukses e duke lënë veten pas dore. Përfundon në të 60-tat shumë shpejt, me shumë mundësi me një sasi të madhe parash të depozituara prej punës shumëvjeçare, por që ndihesh i lodhur e nuk i shfrytëzon dot ato para.

Por pse ndodh kjo gjë? Pse ndodh që ne përpiqemi për të arritur sa më shumë në aspektin profesional, duke harruar se kemi dhe një jetë personale; duke harruar se kemi nevojë për të bërë edhe gjëra që na bëjnë të ndihemi mirë? Sepse ne e shohim jetën si një destinacion. “Jetoje jetën si një rrugëtim (udhëtim)”, thuhet kudo. Jo, nuk është e vërtetë. Një rrugëtim (udhëtim) ka një destinacion përfundimtar. Jeta nuk duhet jetuar sikur të kishte një destinacion përfundimtar. Jeta është si muzika. Ti nuk pret për të dëgjuar notën e lartë, por shijon çdo notë të mundshme që të ofrohet.

Mos e jeto jetën sikur të kishte destinacione. Dëshirat, suksesi, paraja, mund të të shijojnë, por të shijojnë përkohësisht. Ndaj, jetoje jetën sikur të ishte muzikë. Argëtohu me të dhe ji i pranishëm në të. Nëse arrin ta ndjesh, mos harro ta shoqërosh duke kënduar e duke vallëzuar…

Leave a Reply

Back to top button