Fleksibiliteti është vetëm pretekst. Euro është në krizë prej një konflikti kulturor të pazgjidhur në aksin Paris – Berlin
“Është momenti që të pushohet së shtiruri se europianët dhe amerikanët kanë një vision të përbashkët të botës apo edhe vetëm që jetojnë në të njëjtin planeti”. Kështu shkruante në 2003 Robert Kagan, duke e përshkruar Perëndimin të ndarë në reagimin ndaj atentateve të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Amerikanët ndërhyrës vinin nga Marsi, tha atëbotë historiani amerikan Robert Kagan, dhe europianët pacifist vinin në fakt nga Afërdita. As më pak se 10 vite më vonë, me ardhjen e Reçisionit të Madh, “edhe Europa ka zbuluar se ka brenda vetes dozën e caktuar të moskuptimit reciprok”. Është kjo ajo që theksojnë Markus K. Brunnermeier (Ekonomist në Princeton University), Harold James (historian nga i njëjti institucion i Ivy League) dhe Jean-Pierre Landau (Ekonomist në Sciences Po të Parisit dhe ish Zëvendësguvernator i Banque de France), në një libër që përgatitet të dalë për Princeton University Press me titull “The Euro and the Battle of Ideas”.
Dhe, nëse është e vërtetë se ekzistojnë europianë që duket se jetojnë në një planet dhe europianë që jetojnë në një tjetër, çdo fërkim midis krerëve tanë të qeverisë duhet parë në një dritë të re. Edhe debate cfilitës pas tërmetit dhe pas ligjit të Stabilitetit mbi “fleksibilitetin” që Roma synon t’ia zhvasë Brukselit, ashtu si edhe ndërprerja e traktatit të shkëmbimit të lirë midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara (TTIP), nuk duken më çështje pikash dhjetore deficit më shumë apo kimi personale midis liderëve të kontinentit, por burojnë nga diferenca filozofike më të thella midis vendeve themeluese të euros, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë. Një përplasje në qytetërimin europian lidhur me mënyrën…