“Gjatë shtatzënise, qëlizat e bebit kalojnë në fluksin e gjakut të nënës dhe pastaj rikthehen sërish tek bebi. Ky njihet ndryshe si mikroqarkullimi feto-amtar. Për 41 javë, qelizat qarkullojnë dhe, edhe pas lindjes sëfëmijës, disa prej tyre mbeten në trupin e nënës, duke lënë “gjurmë” në indet e nënës, në kocka, në lëkurëdhe në tru. Shpesh këto qeliza mbeten deri në moshë të vonë, deri në moshën 80 vjeçare të nënës. Në tënjëjtën mënyrë, çdo fëmijë lë një gjurmë tek trupi i nënës së tij. Kjo gjë ndodh edhe nëse një shtatzëni nuk përfundon, apo nëse fëmija abortohet”.
Kërkimet kanë zbuluar se nëse zemra e nënës është e sëmurë, qelizat e fetusit shkojnë në vendin e lezionit dhe transformohen në lloje të tjera qelizash të specializuara për “riparimin” e zemrës. Fëmija ndihmon nëkëtë mënyrë shërimin e nënës së tij, kurse nëna ndihmon në rritjen e bebit. Kjo është arsyeja se pse shumësëmundje zhduken në shtatzëni.
Është e pabesueshme se si nënat i mbrojnë fëmijët e tyre me çdo kusht, ndërkohë që fëmija e mbron nënën përpara sëmundjeve të ndryshme, në mënyrë që rritja e tij të jetë e sigurtë dhe të mund të mbijetojëderi në lindje.
Studimet kanë treguar edhe qeliza të fetusit në trurin e një nëne, edhe 18 vite pas lindjes. Nëse je nënë, e di se si arrin ta ndjesh mungesën e një fëmije kur ai del pa të treguar gjë. Epo, tashmë ka prova shkencore të lidhjes nënë-fëmijë, të cilat i mundësojnë këto ndjesi”.