Enciklopedike

Përse “666”-a është Numri i Djallit?

Screen Shot 2016-07-11 at 15.23.05Në Apokalipsin e Shën Gjonit (paragrafi 13, vargu 18) thuhet: “Kush di të kuptojë, le të numërojë Numrin e Bishës. Sepse ai është numri i një njeriu: dhe numri i tij është 666”. Bisha është Satanai, apo Antikrishti, dhe paqartësia e vargut në shekuj, ka ushqyer fantazi dhe interpretime nga më fantastiket.

Duke qenë se në hebraisht shifrat tregohen me gërma, të krishterët e parë besoni se shihnin tek ai numër një kombinim të gërmave-shifra të cilat formonin emrin e “Neroni Cezar”, perandori që nisi persekutimin. Më pas, ky numër u shoqërua me personazhe nga më të ndryshmit, duke përfshirë Napoleon Bonapartin.

Vitet e fundit, një sekt fanatikësh supersticiozë amerikanë ka thënë se numri identifikohej me një kompani shumëkombëshe, prodhuesemallrash konsumi në masë. Arsyeja? Në markën e saj figuronte fytyra e një mjekërroshi të moshuar, dhe sipas anëtarëve të sektit, nëpër qimet e mjekrrës ishte fshehur pikërisht 666-a. Për t’i dhënë fund kësaj reklame absurde negative u deshën të vihen në lëvizje edhe hierarkitë katolike dhe kompanisë iu desh të modifikojë markën./bota.al

Leave a Reply

Back to top button