Hugh White
Profesor i Studimeve Strategjikë, Universiteti Kombëtar i Australisë. Autor i: “Zgjedhja e Kinës”
Shumë njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë përse Kina po vepron ashtu si po vepron në Detin e jugut dhe lindjes së Kinës. Cfarë shpreson të arrijë Pekini duke armiqësuar fqinjët dhe prishur stabilitetin rajonal?
Më lejoni të sugjeroj një përgjigje: Kina po përpiqet të ndërtojë atë që presidenti Xi Jinping e quan “një model të ri për marrëdhëniet mes fuqive të mëdha”. Për të kuptuar se si ky mund të jetë objektivi i veprimeve të Pekinit, duhet të pranojmë që sipas “modelit të ri”, Xi dëshiron që Kina të ushtrojë më shumë fuqi dhe ndikim në Azi, sesa ka bërë gjatë shekujve të fundit. Këto janë lojëra me shumë zero, prandaj që Kina të ketë më shumë fuqi dhe ndikim, duhet që Amerika të ketë më pak. Këtë po përpiqen të arrijnë Xi dhe kolegët e tij.
Arsyetimi është i thjeshtë. Ata e dinë që pozicioni i Amerikës në Azi është i ndërtuar mbi rrjetin e saj të aleancave dhe partneriteteve me shumë prej fqinjëve të Kinës. Ata besojnë se dobësimi i këtyre marrëdhënieve është mënyra më e lehtë për të dobësuar fuqinë rajonale të Amerikës. Dhe ata e dinë që, poshtë frazave diplomatike plot “lajlelule”, themeli i këtyre aleancave dhe partneriteteve është besimi që miqtë aziatikë të Amerikës kanë se SHBA është në gjendje dhe e gatshme t’i mbrojë nga fuqia e Kinës.
Kështu që, mënyra më e mirë për Pekinin që të dobësojë ndikimin e Uashingtonit në Azi është që të dëmtojë pikërisht këtë besim. Dhe mënyra më e lehtë që Pekini ta bëjë këtë, është që të bëjë presion mbi këta miq dhe aleatë për çështje ku interesat e Amerikës nuk janë direkt të përfshirë – si për shembull një seri mosmarrëveshjesh detare ku Amerika nuk ka një interes të drejtpërdrejtë.
Duke përdorur presionin e drejtpërdrejtë dhe të armatosur në këto mosmarrëveshje, Kina i bën fqinjët e saj më të etur për mbështetje ushtarake nga SHBA, dhe në të njëjtën kohë e bën Amerikën më pak të gatshme për ta ofruar, për shkak të riskut të qartë të një përplasje direkte SHBA-Kinë. Me fjalë të tjera, duke iu kundërvënë me forcë miqve të Amerikës, Kina praktikisht e vendos SHBA përballë zgjedhjes, mes braktijes së miqve dhe luftës me Kinën. Pekini po vë bast që, e gjendur përballë kësaj zgjedhjeje, SHBA do të sprapset dhe do i lërë pa mbështetje miqtë e saj. Kjo gjë do të dobësojë aleancat dhe partneritetet e Amerikës, do të dëmtojë fuqinë e SHBA në Azi dhe do të rrisë fuqinë e Kinës.
Ky pikëvështrim i motiveve të Kinës shpjegon sjelljen e saj të kohëve të fundit.
Që kur presidenti Obama shpalli si strategji “zhvendosjen” drejt Azisë, Kina ka vënë në provë gatishmërinë e SHBA për të mbështetur aleatët e vet në mosmarrëveshjet e Cekëtinës së Scarborough dhe Senkaku/Daioyu. Deri në udhëtimin e tij në Azi muajin që kaloi, Obama dukej i prirur të sprapsej, por deklaratat e tij të forta në Tokio dhe Manila tregojnë se ai ka rifituar vendosmërinë për të mos u lëkundur.
Tani mund të presim që Kina të vërë në provë këtë vendosmëri të rigjetur, duke ushtruar më shumë trysni në të njëjtët vende, apo gjetkë. Dhe këtë po bën Pekini sot në ujërat e Vietnamit. Ai po teston bllofin e Obamës. Dhe duhet të presim më shumë presion ndaj Manilës dhe Tokios.
Sigurisht, kjo gjë mbart risqe për Kinën. Ajo nuk do ta luftojë Amerikën, kështu që duhet të ketë besim kur mendon që Amerika do të sprapset dhe braktisë miqtë e vet, në vend që të angazhohet në një konflikt me Kinën edhe pse sprapsja e dobëson keq pozicionin e SHBA në Azi. Ky vetëbesim reflekton dy gjykime kyçë të udhëheqësve kinezë. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Së pari, ata besojnë që kapacitetet e reja ushtarake të Kinës mund t’i mohojnë Amerikës një fitore të shpejtë dhe të lehtë në rast të një përplasje detare në ujërat e Azisë Lindore. Ata janë siguruar nga vetë Doktrina e Betejës Ajër-Det të SHBA se Amerika e di që nuk mund të mbizotërojë në këta ujëra, pa një fushatë të madhe sulmesh mbi territorin kinez. Sulme të tillë natyrisht do të rrezikonin një përshkallëzim serioz, i cili mund të mos ndalej deri në përdorimin e armëve bërthamore. Kështu që, udhëheqësit e Kinës mendojnë se homologët e tyre amerikanë e kuptojnë se nuk mund të kenë besim në një fitore të tyren, në rast të një lufte me Kinën sot.
Së dyti, Pekini mendon që peshorja e vendosmërisë anon nga ana e Kinës. Uashingtoni sigurisht që dëshiron ta ruajë rolin e tij në Azi, por Pekini është edhe më i vendosur që të fitojë më shumë fuqi, në dëm të SHBA. Sjellja e Kinës lë të kuptohet që udhëheqja në Pekin beson se Uashingtoni e kupton këtë çekuilibër të vendosmërisë se paleve. Kjo i bën kinezët besimplotë se udhëheqësit amerikanë nuk mendojnë që Kina do të sprapsej e para në një rast krize.
Ideja që Kina mund të besojë kësi gjërash shkakton habi për shumëkënd jashtë Kinës, dhe ndoshta edhe per udhëheqësit në Uashington. Politika e Amerikës kundrejt Kinës bazohet mbi supozime të kundërt. Mendohet se Pekini nuk e ka seriozisht kur sfidon lidershipin amerikan në Azi, për arsye se ai thjeshtë nuk është gati të riskojë një konfrontim me Amerikën, që udhëheqësit e Pekinit duhet ta dinë se do ta humbisnin, dhe atyre nuk u bëhet aq vonë për rritjen e rolit të Kinës në Azi, të paktën jo aq sa për ta ndërmarrë këtë risk. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sjellja e Kinës është e marrë. Por përpara se të pranojmë që udhëheqësit e Kinës janë të marrë, do të ishim të mençur të pyesnim nëse ata vërtetë besojnë atë që Uashingtoni mendon se ata besojnë. Jam i sigurtë që jo.
Kështu që, sot në Azi janë mbjellë farat e një episodi vërtetë katastrofik të keqkuptimit reciprok. Si Uashingtoni, edhe Kina janë duke ngritur stekat në rivalitetin e tyre, teksa provokimet që Kina u bën miqve dhe aleatëve të SHBA po bëhen më flagrantë, dhe Angazhimet e amerikës për t’i mbështetur ata bëhen më kategorikë.
Të dy palët besojnë se mund ta bëjnë këtë pa u ndëshkuar, sepse të dy palët besojnë se tjetri do të sprapset për të shmangur përplasjen. Shanset që të dy palët të gabohen janë të mëdha.
Dikush duhet ta ndryshojë natyrën e lojës, por të shmangur rrezikun e katastrofës. /The Interpreter/
Përshtatur në shqip nga bota.al