Analiza

Përse shemben perandoritë

ancient RomeNjë intervistë me Bryan Ward – Perkins lidhur me rënien e Romës

“Në orën e mesnatës, Porta Saleziane u hap në heshtje dhe banorët u zgjuan nga tingulli i tmerrshëm I burisë gotike. 1136 pas themelimit të Romës, qyteti perandorak, I cili kish nënshtruar dhe qytetëruar pjesë aq të konsiderueshme të njerëzimit, ju dorëzua furisë së tërbuar të tribuve të Gjermanisë dhe Skithisë”. Emocioni dhe drama që rrodhi me aq elokuencë nga pena e Edëard Gibbons në pjesën më të madhe janë tharë nga imagjinata bashkëkohore historike. Studime të kohëve të fundit e kanë ndryshuar në mënyrë drastike subjektin që magjepsi për shekuj të tërë studentët e historisë dhe historian i Oxford-it Bryan Ward-Perkins ka frikë se diçka e rëndësishme po humbet. Botuesi i revistës Historically Speaking, Donald Yerxa bashkëbisedoi me Ward – Perkins lidhur me disa prej preokupimeve të tij, të zhvilluara në mënyrë më të plotë në librin e tij The Fall of Rome and the End of Civilization (Oxford University Press, 2005), fituesi i Çmimit Hessell – Tiltman për Historinë.

Në librin tuaj ju përmendni se ka pasur një “mal ndryshimi në gjuhën e përdorur për të përshkruar kohërat pasromake”. Si ka ndryshuar ajo?

Kohët e fundit ka pasur një tendencë shumë të fuqishme – veçanërisht, por jo ekskluzivisht, midis studiuesve që punojnë në Shtetet e Bashkuara – për të dramatizuar çdo papëlqyeshmëri lidhur me fundin e Perandorisë Romake dhe çdo efekt negativ të fundit të fuqisë romake. Deri më sot, studiuesit ishin të lumtur që ngulitja e popujve gjermanikë në Perëndimin e shekullit të V-të qe rezultat i pushtimit të dhunshëm dhe u shikua gjatë disa shekujve të ardhshëm si një “Epokë e Errët” e shënuar nga kolapsi i qytetërimit romak. Aktualisht përdorimi i një gjuhe të tillë negative është shikuar si shumë e demoduar: “rënie”, “krizë” dhe “Epokë e Errët” janë zhdukur nga titujt e librave akademikë, konferencat dhe kurset universitare. Ato janë zëvendësuar nga fjalë neutrale si “transformim” dhe “tranzicion”. Për shembull, një projekt kërkimor masiv europian lidhur me shekujt e IV-ët dhe të IX-të A.D. u titullua “Transformimi i botës romake”, sikur Roma në të vërtetë kurrë nuk përfundoi, por vetëm ndryshoi në diçka të ndryshme, por krejtësisht njëlloj.

Çfarë i ndodhi shpërbërjes së Perandorisë Romake nga ““valët” armiqësore të popujve gjermanikë”, guxoj të them “barbarë”?

Ditët e sotme, ajo çka dikur shikohej si pushtim shpesh interpretohet si një proces “akomodimi”, entered into ëillingly by Roman hosts. Argumenti shkon që romakët u lodhën së luftuari barbarët dhe vendosën që të lejonin shumë prej tyre të hynin në perandori, me qëllim që t’i përdornin këta për ta mbrojtur atë ndaj pushtuesve të mëvonshëm. Ish gjuetarët ilegalë u bënë rojtarë.

Si e ka ndryshuar skema e re e periodizimit e “Antikitetit të Hershëm” mendimin e historianëve rreth rënies së Romës?

Një libër revolucionar i botuar më 1971, The World of Late Antiquity i Peter Brown, identifikonte një periudhë kulturore (të karakterizuar kryesisht nga rritja e dy besimeve fetare të reja monoteiste, Kristianizmit e Islamit, dhe kodifikimi i një të treti, Jugdaizmit), që shkon nga shekulli i III-të deri në shekullin e VIII-të dhe bile më tej. Ky periodizim, i cili ndiqet gjerësisht tani, e injorin më qëllim kolapsin e shekullit të V-të të fuqisë romake në Perëndim dhe humbjen e shekullit të VII-të të pjesës më së madhe të Perandorisë Lindore (apo të Bizantit) ndaj arabëve, ngjarje që në mënyrë konvencionale u panë si “epoka të errta” të shquara në të dyja zonat. Më shumë sesa t’i shikojnë shekujt e V-të e të VII-të si një kohë krizash dhe shkëputjeje, historianët e “Antikitetit të Hershëm” e shohin atë si një periudhë rritjeje të vazhdueshme kulturore.

Në çfarë mënyrash mendoni se pikëpamja aktuale është difektoze?

Shekulli i V-të portretizohet si një kohë akomodimi paqësor. Është e vërtetë se pushtuesit gjermanikë donin marrdhënie të arësyeshme me subjektet e tyre romakë (të cilët gjithmonë qenë në një mazhorancë masive numerike) dhe me mbeturinat e fuqisë së pavarur romake. Për pasojë, ata qenë shumë të lumtur që të nënshkruanin trakktate me perandorinë dhe përgjithësisht i trajtuan relativisht mirë subjektet e tyre romakë. Por dëshmia është e pakundërshtueshme se pjesa më e madhe e territorit romak u mor në zotërim nga sundimtarë gjermanikë, si nëpërmjet forcës, ashtu dhe, në rastin më të mirë, nëpërmjet kërcënimit të përdorimit të forcës. Kjo nuk qe një prej atyre periudhave fatlume në të cilat të jetoje.

Ju kontestoni se trajtimet e akomodimit kulturor midis pushtuesit dhe të pushtuarit shpesh lexohen si rrëfenja të “një mbrëmje çaji në një famulli romake”.

Ndërsa pushtuesit gjermanë dhe romakët vendas mund të uleshin sëbashku dhe të bashkëekzistonin, shumë studiues të kohëve të fundit e bëjnë procesin tejmase elegant, sikur të ardhurit e rinj i ranë derës gjithë mirësjellje dhe ju tregua një karrike bosh. Realiteti është se pushtuesit morën në zotërim pjesën më të madhe të pushtetit dhe të territorit të perandorisë. Familjet latifondiste romake mbetën dhe shumë romakë kapën majat në shërbim të padronëve të rinj. Por e vërteta e pashmangshme është se nga fundi i shekullit të V-të një aristokraci e re krejtësisht gjermanike ishte krijuar, raison d’être e së cilës ishte forca ushtarake. Ky establishment u arrit nga shpronësimi në shkallë masive i latifondistëve romake.

A ekziston dëshmi se qytetërimi u kolapsua kur Roma ra?

Kjo është një zonë ku historianët duket se janë dukshëm miopë. Po të shikosh nga afër tekstet e tyre, ata kanë dështuar që të vërejnë se në çdo zonë të veçantë të Perandorisë (përjashto ndoshta krahinat levantine të pushtuara nga arabët) kishte një pranverë të jashtëzakonshme në atë çka arkeologët e quajnë “kulturë materiale”. Shkalla dhe cilësia e ndërtesave, bile dhe e kishave, ra në mënyrë dramatike, kështu që, për shembull, çatitë me tjegulla, të cilat qenë të rëndomta në kontekstin fshatar, u bënë një luks dhe një gjë e rrallë. Në shekujt e VI-të e të VII-të shumica dërrmuese e njerëzve në Perëndim jetonte në shtëpi të vogla me dysheme prej balte, mure të drunjta të zhveshura dhe çati prej kashte plot insekte; kurse në kohërat romake njerëzit nga i njëjti nivel i shoqërisë fare mirë mund të gëzonin komfortin e dyshemeve me tullëa apo pllaka, mureve të veshura dhe çative me tjegulla. Ky qe një ndryshim që preku jo vetëm aristokracinë, por edhe një numër të madh njerëzish në nivelet e mesme e të larta të shoqërisë që në kohërat romake kishin pasur akses në mallra të cilësisë së lartë.

Ju diskutoni dëshmi nga mbishkrime, monedha, tjegulla dhe, në mënyrë të veçantë, poçeri, ndërsa studiues nga shkolla e Antikitetit të Hershëm u mëshojnë teksteve fetare. Përse është e rëndësishme t’i kushtosh vëmendje kulturës materiale dhe historisë ekonomike?

Sado të larta mendimet tona, ne të gjithë jetojmë në një botë materiale të sofistikuar, të mbështetur nga një ekonomi komplekse dhe të gjithë ne gëzojmë konveniencën dhe komfortin e mallrave të cilësisë së lartë (qofshin këto rroba, lavatriçe apo laptopë dhe lidhje internetore më të fundit). Kështu që më duket shumë e natyrshme që ndryshimi material (dhe pati një ndryshim material dramatik në fundin e Perandorisë Romake) është goxha i denjë për vëmendjen tonë. Edhe vetë shenjtorët qenë të prekur nga ndryshimet materiale në atë periudhë: kishat e reja të ndërtuara në Perëndimin e fundit të shekujve VI-të e të VII-të, në vende si Roma dhe Spanja visigote, janë të vogla në krahasim me ato të shekullit të IV-ët apo të Mesjetës së vonshme. Gjithashtu besoj – dhe kjo duket e natyrshme nga përvoja moderne – se sofistikimi në jetën intelektuale përgjithësisht kërkon bazë ekonomike të qëndrueshme. Në librin tim përpiqem që ta tregoj këtë nëpërmjet fokusimit në dëshmitë e shkrimit mural (i cili qe shumë i zakonshëm në kohërat romake, por pothuajse u zhduk më pas) me qëllim që të demostroj se aftësitë bazë intelektuale – të lexuarit dh të shkruarit – pësuan një kthesë të keqe dramatike me rënien e Romës, ashtu siç e pësoi gjetshmëria e mallrave të cilësisë së lartë.

Përse poçeria romake është një burim kaq zbulues?

Studimi i poçerisë nuk është shumë i përhapur, por (siç e kanë thënë në mënyrë të pavarur disa recenzentë të librit tim) ajo zbulon rezultate “goxha interesante”. Poçeria qe një artikull bazë që luante një rol qëndror në magazinimin, shpërndarjen, përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit dhe copëra të thyera qeramike, të cilat shpesh mund të datohen dhe t’u gjendet origjina, mbijetojnë jashtëzakonisht mirë në tokë. (Ato janë zbuluar në qindramijëra vende arkeologjike në Mesdhe). Kjo do të thotë se ne mund t”i rindërtojmë me saktësi të konsiderueshme karakteristikat ndryshuese të prodhimit, shpërndarjes dhe konsumimit të gjërave prej qeramike. Panorama që del tregon se në periudhën romake prodhimi i qeramikës qe goxha i sofistikuar dhe se objektet me cilësi të lartë përhapeshin thellë në shoqëri. Për shembull, ishte goxha e rëndomtëpër një fshatar të shekullit të III-të në Italinë qëndrore malore që të hante në një tas të shkëlqyer qeramike të prodhuar në Afrikën Veriore. Pothuajse i gjithi ky sofistikim i mrekullueshëm u zhduk në periudhën pasromake. Produktet e tjera nuk mbijetojnë aq mirë në tokë sa copërat e qeramikës ose nuk mund t’u atribuohet me shumë saktësi origjina apo shekujt e prodhimit. Por është e natyrshme, besoj unë, se panorama e siguruar nga poçeria – me sofistikim romak, e pasuar nga kolapsi pothuajse total – mund të zgjerohet në mallra të tjera, ku dëshmia mbijeton pakashumë mirë, të tilla si tekstilet, mjetet metalike dhe produkte të specializuara ushqimore. Poçeria ofron një fotografi të detajuar të ekonomisë më të gjerë.

Çfarë po i ushqen pikëpamjet revizioniste të shkollës së Antikitetit të Hershëm?

Ka mundësi që të ekzistojnë forca të ndryshme në veprim. Dituria tenton të përparojë nëpërmjet një procesi revizionimi dhe kundërrevizionimi. Ndoshta ishte koha që pikëpamjet e errta të fundit të Romës të testoheshin dhe tani, ndoshta, është koha të rikthehemi tek to. Kjo lojë pingpongu diturie mund të duket një çikë si e pakuptimtë, por nuk mendoj kështu, sepse çdo herë që topi bie në rrjetë, ai qëndron në një vend lehtësisht të ndryshëm dhe gjithmonë e ka të fituar një pjesë të trajektores së tij nga debati paraprirës. Për shembull, megjithëse mund të përkufiohem si një kundërrevizionist (apo “neokon”, siç më quajti një recenzent), nuk kam problem në pranimin se Antikiteti i Hershëm ka çelur një fushë jashtëzaqkonisht pjellore debati dhe se, pa këtë, vetë mendimi im kurrë nuk do të kish shkuar në drejtimin që ka shkuar. Një arësye themelore qëndrore për pikëpamjen aktuale revizioniste duhet të jetë fakti se “perandoritë” dhe “qytetërimet” kanë dalë mode, dume minuar supozimet e mëparshme se Perandoria Romake qe një pikë e lartë “qytetërimi”. Në botën paskoloniale vetë koncepti i “qytetërimeve” pothuajse është zhdukur dhe është zëvendësuar nga ai i “kulturave”, të cilat shikohen sikur janë të gjitha në një nivel. Në këtë perspektivë, “kultura” pasromake është domosdoshmërisht e barabarta e “kulturës” romake. Më tej akoma, disa europianë duket se e kanë gjetur tërheqëse idenë e popujve gjermaninë që janë “akomoduar” në botën romake, sepse ajo siguron një vizion më të gëzueshëm të së kaluarës së trazuar europiane. Ajo zëvendëson një histori lufte midis popujve gjermanikë e latinë me një bashkëekzistencë paqësore dhe ndërmarrje të përbashkët, e cila është më në harmoni me idelate aktuale të Bashkimit Europian. Së fundmi, dyshoj se vetë fokusi im tejet materialist dhe ekonomik doli nga moda nga fundi i shekullit të XX, pjesërisht për shkak të vdekjes së komunizmit dhe teorisë marksiste të tij. Në vitet Gjashtëdhjetë, historia ekonomike gëzonte një pozicion qëndror në studimin historik sepse ai gjithashtu ishte qëndror në mendimin marksist, por, fatkeqësisht, kjo u mbyt sëbashku me anijen e komunizmit. Sipas mendimit tim, për arësyet që dhashë më lart, mendoj se ka ardhur sërish momenti për historinë ekonomike që të jetë një argument serioz i debatit historik dhe i kurrikulës universitare.

A mund të jepet ndonjë shembull që pikëpamja aktualisht popullore e një “tranzicioni” të Antikitetit të Hershëm paraqet deridiku korrigjuese të pikëpamjeve të mëparshme?

Nuk ka aspak dyshim se Antikiteti i Hershëm ka çelur zona të reja dhe shumë interesante kërkimi, si gjeografikisht, ashtu dhe tematikisht. Minimizimi i centralitetit të Perandorisë Romake dhe të kulturës greko – romake u ka lejuar kulturave lokale (të shprehura në gjuhë të tilla i sirishtja, koptikja, armenishtja dhe irlandezçja) të zënë vend qendror dhe ka nxjerrë në sipërfaqe disa heronj “joklasikë”, por magjepsës, të së kaluarës, të tillë si shenjtorët stilitë të Sirisë së shekujve të V-të e të VI-të.

Çfarë mendoni për projektin e transportimit të qendrës së shekujve të IV-ët e të VIII-të botës mesdhetare nga lindja në Egjipt, Levanti dhe Persia?

Unë jam historian i Perëndimit dhe nuk kam diturinë gjuhësore për t’u involvuar seriozisht në Lindje, por jap Histori Lindore në një nivel paradiplomimi dhe e gjej thithëse. E gjithë bota bizantine qe një rajon lulëzues nga fundi i shekullit të VI-të dhe, sigurisht, shekulli i VII-të polli Islamin dhe qytetërimin e Umayyads-ëve. Për Egjiptin, Levantin dhe Persinë, një Antikitet i Hershëm ndoshta funksionoi mirë – për shembull, Xhamia e Madhe në Damask me përmasën e konsiderueshme, planin bazilikor, dekoracionin e mermertë dhe mozaikët e saj, pothuajse në mënyrë të arësyeshme shikohet si një ndërtesë “antikiteti të hershëm”. Është shumë e rëndësishme – për arësye bashkëkohore – që ne ta marrim seriozisht në konsideratë mundësinë që Levanti islamik dhe jo Perëndimi apo Bizanti të qe trashëgimtari i vërtetë i ekonomisë dhe i kulturës së sofistikuar të Antikitetit. Pakënaqësia ime është se një Antikitet i Hershëm shumë i gjatë, i cili mund t’i korrespondojë Levantit, gjithashtu u eksportua drejt perëndimit, ku në të vërtetë nuk përshtatet. Bota perëndimore e shekullit të V-të dhe ajo bizantine e shekullit të VII-të u karakterizuan nga kriza politike, ushtarake dhe ekonomike në një shkallë që nuk mund – dhe nuk duhet – të injorohet.

A e kanë korrigjuar interpretimet më të reja pikëpamjen naive se rënia e Romës qe një çështje midis dy forcash të mëdha: Romës dhe barbarëve?

Siç e kam thënë, kam durim të pakët me pikëpamjen se barbarët u “akomoduan” paqësisht në Perëndim dhe po kjo pikë gjithashtu është argumentuar, me shumë ekspertizë, nga Peter Heather në librin e tij Fall of the Roman Empire. Por është e vërtetë se pikëpamja mbizotëruese menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore – se të gjithë pushtuesit gjermanë qenë ekskluzivisht destruktivë dhe brutalë— kish nevojë për axhustime. Romakët ndodheshin shpesh në luftë sa me vetëveten, sa me pushtuesit gjermanikë dhe këta të fundit shpesh qenë të lumtur të bëheshin aleatë me forcat romake kundër tribuve të tjera gjermanike. Kjo nuk qe një betejë titanike midis ideologjishë rivale dhe monolitike, por një çështje shumë e ngatërruar dhe konfuze, e cila linte hapësira të konsiderueshme për aleanca midis romakëve dhe “barbarëve”. Në të vërtetë, shumë prej personelit të ushtrisë romake, përfshi komandën e lartë të saj, ishte e përbërë prej anëtarë tribushë gjermanike.

Çfarë ju solli në këtë subjekt?

Kam lindur në Romë dhe im atë qe një arkeolog klasik me interes të veçantë në aftësinë teknologjike që romakët ushtruan në ndërtesat e tyre. Për rreth pesëmbëdhjetë vjet, kam punuar çdo verë si arkeolog terreni në Itali, me një interes special në periudhën pasromake (të cilën gjithashtu e kërkoja nga burime të shkruara). Ishte jashtëzakonisht e natyrshme për mua të punoja në një vend arkeologjik të tillë si Hëna e vjetër – ku të gjitha ndërtesat e mëdha romake u braktisën dhe u shembën në shekujt e IV-ët e të V-të, për t’u zëvendësuar nga shtëpi tejet modeste prej druri – se diçka dramatike ndodhi në në fundin e botës romake, diçka që në mënyrë të arësyeshme mund të quhet “fundi i një qytetërimi”.

Nuk mund të kemi një bashkëbisedim rreth rënies së Romës pa ju bërë pyetjen klasike: Përse ra Roma? A mund të ishte kundërshtuar rënia e saj? Dhe a mund të nxjerrim ndonjë mësim nga kolapsi i Perandorisë Romake?

Besoj se Perandoria Perëndimore u rrëzua prej një krize specifike ushtarake – pushtimi gjermanik, i bërë më serioz nga mbrritja në Perëndim e një populli aziatik, hunët, dhe i përkeqësuar nga luftërat civile brenda perandorisë – më shumë se nga cdo rënie e pakthyeshme e brendshme. Perandoria Lindore pothuajse u shkatërrua rreth dy shekuj më vonë nga rritja e fuqisë arabe islamike. Ndoshta me një çikë fat dhe ndoshta me një çikë lidership më të mirë, të dyja krizat mund të ishin përmbajtur (siç kish ndodhur në shekullin e III-të, kur e gjithë Perandoria u shpëtua nga një spirale dukshëm fatale pushtimi dhe lufte civile). Por të gjitha fuqitë e mëdha (deri më tani) në një moment ose në një tjetër kanë rënë ose kanë ardhur afër rënies, kështu që është e arësyeshme të supozohet se fuqia romake nuk do të vazhdonte përjetësisht! Ajo çka është kaq goditëse rreth rënies së Romës është kolapsi i sofistikimit material që pasoi. Kjo, besoj unë, ndodhi saktësisht sepse bota romake nuk qe tërësisht e ndryshme nga e jona: ekonomitë komplekse janë shumë të brishta sepse mbështeten në rrjete shumë të sofistikuara prodhimi dhe shpërndarjeje. Nëqoftëse ato dëmtohen seriozisht, gjerësisht dhe gjatë një periudhe të gjatë kohë, e gjithë kështjella prej rëre mund të shembet. Megjithëse kam goxha respekt për Antikitetin e Hershëm të ri, ai seriozisht më frikëson sespe zbukuron vetë krizën reale që ndodhi në fundin e botës romake. Njëlloj si ne, romakët i gëzonin frutet e ekonomisë komplekse, materiale dhe intelektuale dhe, njëlloj si ne, ata supozonin se bota e tyre do të vazhdonte përjetësisht. E patën gabim dhe ne duhet të jemi të zgjuar që ta kujtojmë këtë. Mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga kolapsi i Perandorisë Romake dhe i qytetërimnit të lashtë nuk është ndonjë ilaç specifik çudibërës që mund ta ruajë përjetësisht qyetërimin tonë (përderisa rrethanat moderne dhe kërcënimet ndaj mirëqënies sonë janë në ndryshim të vazhdueshëm), por një kuptim i faktit se sa të pasigurta dhe ndoshta sa tranzitore janë arritjet tona dhe, nga kjo, një shkallë modestie.

Leave a Reply

Back to top button