Magazine

Pesë gjendje të rralla mendore, për të cilat mos mund të keni dëgjuar ndonjëherë

Ndërsa disa çrregullime mendore janë relativisht të njohura, si ankthi, depresioni, PTSD, çrregullimi bipolar dhe skizofrenia, ka disa gjendje të tjera mendore që prekin pak njerëzdhe për të cilat mund të dëgjoni të flitet shumë rrallë. Në disa raste, ka vetëm disa raste të raportuara me gjendje tilla.

Për shembull nga Sindroma Kapgras, vuan vetëm 0.12 për qind të popullsisë. Por të kuptuarit e gjendjeve të rralla mendore, mund të çojë në përmirësime në trajtim dhe mbështetje për këta njerëz. Meqë stigmat sociale i pengojnë ndonjëherë individë të kërkojnë ndihmë, rritja e ndërgjegjësimit për problemet mendore, është një taktikë shpresëdhënëse për reduktimin e stigmave. Ja cilat janë disa prej këtyre gjendjeve.

1. Sindroma e Dorës së Huaj

Kjo gjendje i bën njerëzit të ndihen sikur dora e tyre ka mendjen e vet. Kuptohet, kjo mund të krijojë shqetësim për ata që vuajnë nga një sindromë e tillë. Aneurizmat, tumoret e trurit, goditjet në tru dhe dëmtime të tjera të trurit, mund të shkaktojnë Sindromën e Dorës së Huaj.

Ka një sërë simptomash të lidhura me këtë sindromë, në varësi të pjesës së trurit që është prekur.

Ato përfshijnë kapjen dhe prekjen e pavullnetshme (zakonisht të trupit dhe rrobave), ngritjene krahut pa dashje, dhe problemet me detyrat që kërkojnë përdorimin e të dyja duarve. Për shembull, njëra dorë hap sirtarin që dora tjetër sapo e mbylli, ose do të mbërthejë një këmishë që dora tjetër sapo e zbërtheu.

2. Sindroma Kapgras

Edhe pse njihet edhe si “Sindroma e Mashtruesit”, Sindroma Kapgras është e ndryshme nga ata që mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të aftë apo që kanë dyshime në vetvete. Ata që e përjetojnë këtë sindromë, kanë një besim të paarsyeshëm, se një mashtrues ka zëvendësuar dikë pranë tyre.

Por kjo sindromë mund ti nxitë njerëzit të mendojnë se shtëpitë e tyre, kafshët shtëpiake apo objekte të caktuara janë zëvendësuar. Ekziston një lidhje midis kësaj gjendjeje dhe sëmundjes së Alzheimerit, dëmtimit të trurit, demencës dhe skizofrenisë. Psikiatri francez ZhozefKapgras e përshkroi për herë të parë këtë sindromë në vitin 1923, kur studioi një grua që besonte se fëmijët, burri, fqinjët, por dhe policia lokale ishin që të gjithë mashtrues.

3. Iluzioni Kotar

Kjo sëmundje i bën njerëzit të besojnë se u mungojnë pjesët e trupit, apo se po vdesin, ose që në fakt kanë vdekur. Këto ndjenja shfaqen rrallë të veçuara, por zakonisht janë një simptomë e gjendjeve të caktuara psikiatrike, sëmundjeve neurologjike dhe dëmtimit të trurit. Personat me këtë sindromë bëhen më pak socialë, dhe mund të ndalojnë së foluri apo ngrëni. Të tjerët mund të dëmtojnë veten e tyre.

Aktualisht njihen vetëm rreth 200 raste me Iluzionin Kotar, i njohur gjithashtu si Sindroma e Kufomës që Ecën. Neurologu francez Dr.Zhyl Kotar e përshkroi sindromën në vitin 1882,dhe ekspertët besojnë se ai ishte frymëzimi për personazhin e Dr.Kotar në novelën e shkrimtarit francez Marsel Prust “Në kërkim të kohës së humbur”.

4. Erotomania

Ky është besimi jorealist se dikush është i dashuruar me ju, zakonisht një person me një status më të lartë shoqëror, një figurë publike apo një i famshëm. Kjo gjendje zakonisht nuk shfaqet deri në moshën e mesme, dhe nxit mendimin se subjekti që është bërë obsesioni i dikujt i dërgon mesazheve të fshehta, jo verbale.

Simptomat përfshijnë kalimin e pjesës më të madhe të kohës duke u fiksuar mbi këtë çështje, deri në pikën që ndikon negativisht në pjesën tjetër të jetës së dikujt. Por edhe zemërimin kur të tjerët nuk e besojnë, dhe përpjekjet e vazhdueshme për të kontaktuar personin pas të cilit janë fiksuar. Në fakt kjo gjendje mund të bëhet e rrezikshme dhe të çojë në përndjekje dhe dëmtim. E njohur zyrtarisht si Sindroma dë Klerambo, sipas Dr.Gaetan dë Klerambo, psikiatri që e identifikoi atë.  

5. Sindroma e Stendalit

Shkrimtari MariHenri Beil, i njohur më shumë me pseudonimin e tij Stendal, shkroi për përvojën e tij transformuese kur vizitoi qytetin e Firences në Itali. Ai ishte aq i pushtuar nga emocionet kur pa veprat e mëdha të artit, saqë përjetoi rritje të rrahjeve të zemrës dhe humbi ekuilibrin fizik.

Sindroma e Stendalit, ndodh kur veprat e artit shkaktojnë gjendje të fikëti. Në Firencen e sotme, psikiatrja Graciela Magerini ka identifikuar pacientë me simptoma të ngjashme: marramendje, çorientim dhe rrahje të forta të zemrës. Disa raste përfshinin edhe gjendjen e të fikëtit dhe halucinacionet.

Turistët e huaj që kishin parë së fundmi kryeveprat si Lindja e Venusit e Botiçelit, Bacchus e Karavaxhos apo Davidi i Mikelanxhelos, i kanë përjetuar jo rrallë këto simptoma. Meqë simptomat ishin të ngjashme me atë të Stendalit, Magerini e quajti sindromën sipas emrit të tij. / bota.al

Back to top button