Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, është një kontribues i madh në afro 18 milionë jetë të humbura çdo vit në mbarë botën. Sot ekzistojnë një sërë ilaçesh për ta mbajtur atë nën kontroll. Por për njerëzit që kërkojnë trajtime alternative, ka shumë opsione nëdispozicion.
Disa ndryshime në stilin e jetesës, mund të çojnë në nivele të shëndetshme të presionit të gjakut. Por disa janë më të vështira për t’u praktikuar se të tjerat. Ja cilat janë 5 mënyra të thjeshta për të ulur presionin e gjakut, sipas një studimit më të fundit të publikuar në “StudyFinds”.
Meditimi mund të reduktojë ndjeshëm tensionin e lartë
Teknika e pastrimit të mendjes dhe përqendrimit, njihet ndryshe edhe si trajnimi i ndërgjegjes. Një studim i kohëve të fundit me 43 persona, ka treguar se meditimi mund të
jetë i dobishëm për pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë, pasi e përmirëson kontrollin e vëmendjes, rregullimin e emocioneve, dhe ndërgjegjësimin për zakonet e përditshme. Tëdhënat treguan një përmirësim të ndjeshëm në tendencat e vetë-rregullimit, dhe për pasojë, një ulje të ndjeshme të presionit të gjakut tek pjesëmarrësit.
Synoni të ecni 10.000 hapa çdo ditë
Për shumë njerëz, të shkosh rregullisht në palestër, apo të krijosh një rutinë ushtrimesh fizike në shtëpi, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Por si thoni të dilni për një shëtitje? Një studim thotë se sa më shumë hapa të bëni çdo ditë, aq më shumë ka gjasa që të mbani brenda normës presionin e gjakut, si dhe të keni një zemër të shëndetshme.
Studimi analizoi më shumë se 600 njerëz, të cilëve iu kërkua të mbanin në dorë një orë “Apple”, dhe të regjistronin çdo javë presionin e gjakut për disa muaj me radhë. Rezultatet tregojnë se presioni sistolik i gjakut bie me 0.45 pikë për çdo 1000 hapa që përdoruesit e orëve inteligjente bënin çdo ditë. Pra një person që bënte 10.000 hapa në ditë, e ulte me 4 pikë presionin e gjakut.
Konsumoni vazhdimisht çaj, kakao, verë të kuqe dhe ushqime të tjera të pasura me flavanol
Dietat e pasura me flavanole, kanë një lidhje të fortë me uljen e presionit të gjakut. Tek ushqimet e pasura me flavanol përfshihen mollët, manaferrat, kakao, dhe pijet si vera e kuqe dhe çaji. Studimi ekzaminoi dietat e mbi 25.000 njerëzve, duke monitoruar se çfarë hante secili pjesëmarrës dhe presionin e tij të gjakut.
Rezultatet tregojnë se njerëzit e klasifikuar në 10 përqindëshin më të lartë, sa i përket marrjes së flavanolit kishin presionin e gjakut midis 2 dhe 4 mmHg më të ulët se ata që gjendeshin tek 10 përqindëshi me konsumin më të ulët të flavanoleve.
Konsumoni lëngje manaferrash
Konsumimi afatgjatë i lëngut të manaferrës mund të ulë presionin e gjakut, dhe të përmirësojë funksionimin e përgjithshëm të enëve të gjakut. Në një studim, një grup minjsh që vuanin nga presioni i lartë i gjakut i induktuar gjenetikisht, u ushqye çdo ditë me lëngmanaferre për një periudhë prej 8-10 javësh. U zbulua se lëngu i holluar i manaferrës ul ndjeshëm presionin e lartë të gjakut te minjtë. Ekspertët besojnë se lëngu i manaferrës, ka aftësinë të reduktojë shkallën e përgjithshme të inflamacionit në trupin e njeriut.
Konsumoni çdo ditë kos
Kosi përmban baktere, të cilat nxisin çlirimin e proteinave, që e reduktojnë presionin e gjakut. Ai zotëron një sërë mikronutrientësh, përfshirë kalciumin, magnezin dhe kaliumin,
të cilët janë të përfshirë në rregullimin e presionit të gjakut. Sipas një studimi, një gotë kos në ditë, mund të jetë çelësi për uljen e presionit të gjakut.
Në një studim, studiuesit vëzhguan përmes një pyetësori, zakonet e konsumimit të kosit të900 njerëzve. Po ashtu ata analizuan ecurinë e presionin e gjakut, duke e përcaktuar hipertensionin si çdo tregues mbi vlerën 140/90 mmHg. Studimi tregoi se pjesëmarrësit qëkishin presion të lartë të gjakut, përjetuan nivele më të ulëta, pasi kishin konsumuar rregullisht qoftë dhe sasi të vogla të kosit. Rezultatet ishin edhe më të mëdha për njerëzit që konsumonin përditë kos.